Berat Gjimshiti largohet nga Atalanta pas 10 vitesh, mbrojtësi transferohet në Arabinë Saudite
Berat Gjimshiti i ka dhënë fund aventurës së tij 10-vjeçare në Serie A, teksa pritet të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të transferohet te klubi saudit Al-Diriyah, i cili i ka ofruar një kontratë dyvjeçare që do të zgjasë deri në vitin 2028, me kushte të rëndësishme financiare.
Atalanta këtë herë nuk do të pengojë largimin e kapitenit kuqezi, ndryshe nga dy verat e mëparshme kur klubi italian kishte refuzuar ofertat për të. Edhe pse drejtuesit e Bergamos do të preferonin ta mbanin Gjimshitin edhe për një sezon tjetër, më pas ai do të largohej si lojtar i lirë.
Transferimi pritet të mbyllet për një shumë rreth 3 milionë euro, ndërsa Gjimshiti do të ketë një rritje të ndjeshme financiare. Mbrojtësi shqiptar, i cili te Atalanta përfitonte rreth 800 mijë euro neto në sezon, në Arabinë Saudite pritet të arkëtojë afërsisht trefishin e kësaj shume.
Pas shumë viteve në futbollin italian, ku u kthye në një lider dhe kapiten të Atalantës, Gjimshiti është gati për sfidën e re në karrierën e tij.
Flaka
















