Bëri seks në klasë dhe makinë me nxënësin 13-vjeçar, mësuesja dënohet me 60 ditë burg

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 12:54

Bëri seks në klasë dhe makinë me nxënësin 13-vjeçar, mësuesja dënohet me 60 ditë burg

Një mësuese që ka kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës të saj 13-vjeçar për një periudhë trevjeçare, është dënuar me burg. Dënimi i saj është i shkurtër pasi sapo ka lindur.

Gruaja, e cila do të jetë në provë për 10 vjet pas vuajtjes së dënimit me 60 ditë në qeli, u deklarua fajtore për akuzat të martën.

Marka Bodine jepte mësim në Distriktin e Shkollës së Pavarur Tomball në atë kohë dhe tani është regjistruar si shkelëse seksuale. “Daily Star” shkruan se afati i saj i burgimit po vonohet pasi ka lindur.

Autoritetet kanë thënë për mediat lokale se foshnja në fjalë nuk është i nxënësit të saj. Gjithashtu thuhet se prokurorët i kishin kërkuar gjyqtarit një dënim nga 20 deri në 40 vjet burg.

Sipas dokumenteve të gjykatës, marrëdhënia e papërshtatshme doli në dritë vitin e kaluar pasi Bodine njoftoi drejtoreshën e shkollës se një nxënë po e ngacmonte.

Në atë kohë, mësuesja i kishte thënë drejtoreshës se i mitur e kishte kërcënuar duke i thënë se do të lëndonte veten. Ajo kishte shtuar se ai kishte akses në fotografitë e saj private.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 12:54