Berisha: Më vjen turp nga humbja, duhet të fitojmë ndaj Greqisë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 21:24

Berisha: Më vjen turp nga humbja, duhet të fitojmë ndaj Greqisë

Kosova pësoi sot humbjen e radhës.

Dardanët pësuan humbje nga Jordania me rezultat 0-2 në duelin miqësorë, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes mesfushori kosovar Valon Berisha për Super Sport tha se i vie turp për këtë humbje të pësuar.

“Doni të merrnim një rezultat pozitiv, dhamë maksimumin por e nisëm ndeshjen në mënyrë shumë pasive”.

“U ngjallëm pas golit të pësuar, kishim raste por gabuam sërish në aspektin individual dhe pësuam golin e dytë”.

“Strategjia jonë ishte të luanim me kundërsulme, dhe të shfrytëzojmë shpejtësin e Milot Rashicës”.

Berisha foli gjithashtu për trajnerin të cilin ka nevojë Kosova.

“Na duhet një trajner me tip dhe karakter në vete, një njeri që na tregon se unë jam ky dhe kjo është strategjia ime”.

“Po më vjen marre me humb kështu ndaj Jordanisë, e dimë se çfarë loje është për ne shqiptarët loja me Greqinë, duhet të shkojmë dhe të tregojmë fytyrën tonë të vërtetë dhe të fitojmë lojën”, tha Berisha.

Kosova është mysafire e Greqisë të dielën. /Lajmi.net/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 21:24
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.