Berisha: Po luftoj që të kthehem sa më shpejtë në fushë

Desk
By Desk 25 Prill, 2019 22:57

Berisha: Po luftoj që të kthehem sa më shpejtë në fushë

Përfaqësuesi i Kosovës, Valon Berisha shpreson që të rikthehet sa më parë në fushë, pa përfunduar sezoni 2018/19.

Berisha u transferua verën e kaluar nga Salzburgu te Lazio, por mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, ka vuajtur shumë, duke qëndruar më shumë në infermieri sesa në fushë.

“Ka qenë një vit i vështirë deri tani, kam pasur shumë lëndime. Por, ende po qëndroj i fortë dhe po luftoj që të kthehem në fushë sa më shpejtë një ose dy lojë para se të përfundojë sezoni!. Jam këtu duke u munduar të kthjellojë mendjen. Do Zoti të kthehem shpejt”, ka shkruar Berisha Instagram.

Desk
By Desk 25 Prill, 2019 22:57