Berisha: Sela dhe Gashi përmes protestës turbullojnë aktivistët partiak nga kërkimi i llogarisë dhe dorëheqja

Berisha: Sela dhe Gashi përmes protestës turbullojnë aktivistët partiak nga kërkimi i llogarisë dhe dorëheqja

Ideja e çdo proteste është që të arrihet një qëllim. A mund të ketë ndryshim të rezultatit zgjedhorë pas kësaj proteste?! 100% JO!

Nga Bekim Berisha

Pra, pse po protestohet?!

– po protestohet për dy arsye:
– duan ta gjejnë mënyrën se si ta mbështjellin krijimin e një grujevski të ri, tani më versionin “grujevski 2.0”, dhe jo se dikush u vodhi vota.

Të gjithë ata që kanë votuar e dijnë fort mirë se sa e sa kontrolle ka patur këtë vit. Fundja, pse një (të paktën një) nga vëzhguesit e tyre nuk e dokumentoi qoftë edhe vjedhjen e një vote nëpërmjet një videoje, e jo të na shfaqin video të vitit 2017 në Rusi diku.

– po protestohet, sepse është e vetmja mënyrë që të hiqet vëmendja e aktivistëve partiak nga kërkimi i llogarisë dhe marja e përgjegjësisë mbi vete!

Ja si ishin numrat në 4 zonat ku partitë shqiptare morën deputetë:

Njësia zgjedhore nr.1: BDI ka fituar kundrejt koalicionit ASHA me 5151 vota diferencë. Numri i deputetëve është baraz: 2-2

Njësia zgjedhore nr.2: BDI ka fituar kundrejt koalicionit ASHA me 1462 vota diferencë.
Numri i deputetëve është baraz: 3-3

Njësia zgjedhore nr.5: BDI ka fituar kundrejt koalicionit ASHA me 11.029 vota.
Numri i deputetëve: 3-1 epërsi për BDI-në

Njësia zgjedhore nr.6: BDI ka fituar kundrejt koalicionit ASHA me 3018 vota.
Numri i deputetëve: 7-6 epërsi për BDI-në.

Nëse vetëm pak jemi të sinqertë me veten tonë, do ta pranojmë se përfituesi më i madh i daljes së ulët të bashkëqytetarëve tanë në njësitë zgjedhore nr. 1 dhe 2, është koalicioni ASHA. Me vetëm 5% dalje më të lartë të tyre, ky koalicion do ti humbiste nga nji deputet në të dyja këto njësi. Fundja, numri i votave të fituara nga koalicioni ASHA dhe nga partia e atij fashistit, e shfaqë në mënyrën më të mirë se përfituesi më i madh janë koalicioni ASHA.

Dallimi në mes BDI-së dhe koalicionit ASHA është 23.079 vota në të mirë të BDI-së. Me deputetë, 3 në të mirë të BDI-së.
Dallimi në mes koalicionit ASHA dhe LLevicës është 44.194 vota në të mirë të koalicionit ASHA. Me deputetë, 10 në të mirë të koalicionit ASHA.
Pra, ASHA nuk e ka as dyfishin e dallimit të votave (që e ka BDI-ja karshi tyre) karshi LLevicës, por me deputet ka 6 herë më tepër.
Edhe një herë: përfituesi më i madh i gjithë këtij proçesi është koalicioni ASHA!!
Çka po kërkojnë tani?! E kanë një thënie këta bashkëqytetarët tanë: “преку леб, погача…”, edhe këta, kur veq më u afruan kaq shum, duan tani të qeverisin, edhe përskaj humbjes?!

Ju të nderuar, ASH (dhe ju tjerët që pikën e nderit nuk e keni e as nuk ju rrespektoj fare), e patët mundësinë ta fitoni BDI-në në zgjedhjet e vitit 2016. Nuk u bashkuat dhe e lëshuat këtë mundësi. Nuk u bashkuat sepse çështjen më të rënësishme e kishit se kush do të jetë bajraktari (ose ndryshe, kush do ta zëvendësoje Ali Ahmetin). Pasi i humbët zgjedhjet, filluat një betejë tjetër. Tani beteja juaj ishte, kush do të jetë partia opozitare (ose ndryshe, kush do ta zëvendësoje Menduh Thaçin). Juve tre vite ju kaluan duke u zënë për një çështje shum banale: kush është “baba” i opozitës. Dhe si për ironi, edhe kjo protestë e juaja ju çon në atë drejtim: kush do ta zëvendësoje Menduh Thaçin.

BDI e rimori veten në periudhën 2017-2020, dhe ju duke u marë me gabimet e BDI-së të periudhës 2002-2006 dhe 2008-2016, (periudha për të cilat BDI veq më kishte kaluar disa proçese zgjedhore) i humbët edhe këto zgjedhje. Mësoni nga VMRO-ja. Po, po, mu nga VMRO-ja, të merrni mësim. Ndiqini tani ata të VMRO-së. Çështjen e emrit nuk do ta përmendin, sepse LSDM-ja, e kaloi një proçes zgjedhorë (zgjedhje parlamentare), dhe është jashta logjikës që tani në zgjedhjet e ardhëshme përsëri ata ta akuzojnë LSDM-në për këtë gjë. Thjeshtë LSDM-ja i fitoi zgjedhjet edhe përskaj ndryshimit të emrit. Edhe BDI, i fitoi të gjitha proçeset zgjedhore deri në vitin 2016, edhe përskaj gabimeve të saja. Ju në këto zgjedhje duhej të fokusoheni në periudhën 2017-2020 e jo të mirreni me BDI-në e viteve para kësaj periudhe. Nëse për asgjë tjetër, kjo është hipokrizi politike për arsye se tani në rradhët tuaja keni njerëz që ishin deputetë e ministra mu në BDI gjatë asaj periudhe.

Sot protestoni, por vetëm një nga ju të më tregojë: çfarë pritni nga këto protesta?!

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 27 Korrik, 2020 22:36

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.