Bernardeschi: Nuk e di ku do të shkojë Ronaldo

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 25 Nëntor, 2022 11:15

Bernardeschi: Nuk e di ku do të shkojë Ronaldo

Federico Bernardeschi zgjodhi të luante në SHBA, pasi i përfundoi kontrata me Juventusin.

Anësori së fundmi ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport” dhe është pyetur në lidhje me të ardhmen e Cristiano Ronaldos, të cilin e ka pasur shok skuadre te Juventusi.

“Nuk e di ku do të shkojë Ronaldo, por ndoshta do të zgjedhë të luajë në MLS”, ka thënë Bernardeschi, ndërkohë që ka besim se sulmuesi portugez do të bëjë një Botëror të shkëlqyeshëm në Katar.

“CR7 do të bëjë një botëror fantastik. Duke e njohur, mendoj se e krijoi këtë situatë (I referohet intervistës në lidhje me Manchester United) për të stimuluar veten”, shtoi italiani, ndërkohë që zbulon edhe anë të tjera të Ronaldos.

“Kur ishim te Juventusi, mbaj mend darkat plot këshilla. Ronaldo është mësues i shkëlqyer, ka shumë për të dhënë. Më vjen keq që ana e tij njerëzore nuk del në pah”, përfundoi Bernardeschi intervistën e tij.

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 25 Nëntor, 2022 11:15

01
Dhj
Sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M, në studio me gazetarën Fatlume Dervishi, në pjesën...
01
Dhj
Të gjitha kontrollet kryhen pas raportimeve për bomba dhe përfundimisht konfirmohet konstatimi ynë fillestar –...
01
Dhj
Opozita nuk duhet të kushtëzoj ndryshimet kushtetuese në situate kur vendi ndodhet para sfidave të...