Besa-Altnernativa, KSHZ dhe fondi për reklama politike motiv i bashkëpunimit!
Në politikë kurrë mos thuaj kurrë. Ishte viti 2014 kur ideja për themelimin e Lëvizjes Besa bashkoi Zeqirja Ibrahimi, Bilal Kasami, Hysni Ismaili, Afrim Gashi, Skënder Rexhepim e shumë të tjerë. Pas pesë vitesh, në vitin 2019-të, u krijua partia e re Altenrativa pasi u shkëput nga Lëvizja Besa për shkak të mosmarrëveshjeve me kreun e partië.
Për kaq kohë, mes dy partive politike u shkëmbyen akuza të ndërsjella deri në nivelin e pamundësisë së një përafrimi mes yre. Por në politikë kurrë mos thuaj kurrë. Këtë të premte, dy subjektet politike njoftuan arritjen e bashkëpunimit përmes një deklarate politike disa pikëshe. Marrëveshjes mes tyre i parapriu takimi i kryetarit të Alternativës Afrim Gashi dhe kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami në hapësirat e Kuvendit.
Në këtë prizëm po shihet ky bashkëpunim edhe nga gazetari dhe njohësi i mirë i rrethanave politike në vend, Driton Zenku. Në një prononcim për Indeks.mk, Zenku thotë që bashkëpunimi mes tyre është legjitim po por jo parimor.
“Shkurt ky do të ishte vlerësimi mbi këtë bashkëpunim mes dy partive opozitare. Pse them legjitim? Janë dy subjekte politike që askush nuk mund të ua mohon bashkëpunimin mes tyre. Nuk është as hera e parë as do jetë e fundit. Fundi, edhe njëra edhe tjetra deri tani kanë bërë bashkëpunime pafund me parti të tjera. Jo parimor e mendoj për shkak të së shkuarës së tyre. Në vitin 2014 u formua Lëvizja Besa nga po këta protagonist. Pas dallimeve dhe përꞔarjes së thellë në këtë subjekt politik si fraksion lindi partia e re Alternativa. Ishin pikërisht Bilall Kasami dhe Afrim Gashi si protangost të ndarjes. Brenda këtye viteve, u shkëmbyen akuza të ndërsjella mes tyre dhe as që diskutohej përafrimi apo bashkëpunimi. Por në politikë asnjëherë mos thuaj jo”, thotë Zenku.
Sipas tij, bashkëpunimi ka për bazë anëtarin në KSHZ dhe fondin që ndan shteti për partitë politike rreth marketingut politik në zgjedhje.
“Mendoj që ky bashkëpunim është i momentit, edhe pse momenti aspak i qëlluar. Interes i momentit mund të jetë KSHZ dhe fondi që ndan shteti për partitë politike rreth marketingut politik në zgjedhje. Mendoj se momenti nuk është aspak i favorshëm nga fakti që vetëm një ditë para NDI publikoi sondazhin ku Lëvizja Besa qëndronte me 1% përkrahje në elekotrat, e Alternativa as që ishte e ranguar në listë. Të thirreth në konsolidimin e opozitës me 1 përqind përkrahje për dallim nga dy subjketet politike në qeveri me 11 përqind disponim në opinionin publik, thirrja padyshim se është e zbehtë”, shton Zenku.
Të premten nga Lëvizja Besa kanë bërë të ditur se kryetari i kësaj partie, Bilall Kasami ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim me Alternativën e Afrim Gashit. Në njoftim thuhet se është “momenti historik që imponon që të gjitha forcat politike shqiptare të bashkëpunojmë për ta deligjitimuar qeverisjen aktuale”.