Besarta, vajza e Hamzë Jasharit me shkrim prekës për Natën e Zjarreve

Desk
By Desk March 7, 2020 20:23

Besarta, vajza e Hamzë Jasharit me shkrim prekës për Natën e Zjarreve

Besarta Jashari, vajza e heroit të kombit Hamëz Jashari në përfundimin e manifestimit tradicional në kuadër të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “Nata e Zjarreve” në Prekaz ka thënë se dita kur i humbi anëtarët e familjes ishte ajo ditë që zjarri i Kullës u bë zjarrë për pushtuesin dhe shkëndi lirie për Kosovën.

E mbijetuara e vetme nga ofenziva serbe né Prekaz të Skenderajt ka thënë se ajo nuk është vetëm.

“E kam mixhën Rifat, vëllaun Bekimin dhe të tjerët, që kanë bërë që Kulla jonë të qëndrojë edhe më e fortë.

Kam Valonin, Dylin e Nolin që plotësojnë jetën time.

Ju kemi edhe juve popull anë e mbarë trojeve etnike shqiptare, që çdo herë kemi qenë bashkë”, ka thënë ajo.

 
Desk
By Desk March 7, 2020 20:23