Besimi: Ekonomi e shëndoshë dhe financa të shëndosha

Redaksia
By Redaksia 24 Nëntor, 2020 19:45

Besimi: Ekonomi e shëndoshë dhe financa të shëndosha

„Shëndet“ është fjala kyçe për propozim-buxhetin për vitin 2021, meqë ajo që është më e rëndësishme dhe më parësore është shëndeti i qytetarëve, ekonomia e shëndoshë dhe financat dhe shoqëria e shëndoshë në përgjithësi.

Këtë e bëri të ditur ministri i Financave, Fatmir Besimi i cili e arsyetoi Propozim-buxhetin për vitin 2021 para Komisionit amë për financim dhe buxhet, duke bërë të ditur se Propozim-buxheti është njëri prej dokumenteve më të rëndësishme dhe më gjithëpërfshirëse që i miraton Kuvendi, e që i përmban të gjitha politikat dhe masat që do të ndërmerren në periudhën e ardhshme.

Ai u bëri thirre deputetëve t’i qasen shqyrtimit me vëmendje të madhe, të zhvillojnë një diskutim konstruktiv dhe të shkëmbejnë ide në drejtim të zgjidhjeve më të mira.

Sipas ministrit, buxheti në vitin 2021 ka tri qëllime themelore forcim të financimit të sistemit të mbrojtjes shëndetësore dhe ruajtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve, mbështetje të stabilizimit ekonomik dhe vendosjen e themeleve të rikuperimit solid ekonomik dhe rritje të përshpejtuar, si dhe financim të papenguar të funksioneve themelore të shtetit dhe mbështetje për reformat në jurisprudencë dhe integrimet euroatlantike.

Risi, siç thekson Besimi, është korniza e tij pesëvjeçare 2021-2025 përkundër sfidave dhe të panjohurave që i sjellë kriza e shkaktuar nga Kovid-19 dhe mbështetet në ABC-në e këtyre tri platformave të përafërta: Konsolidim fiskal viti 2021-2025, Rritje më të mençur 2021-2025 strategji për rikuperim të ekonomisë dhe rritje të qëndrueshme dhe Plan për investime publike viti 2021-2025.

– Qëllimi ynë kryesor është, në periudhë afatmesme të përshpejtojmë rritjen ekonomike prej 2-2,5 për qind që do të ishte në dekadën e fundit në 4-5 për qind rritje vjetore në pesë vitet e ardhshme, me këtë rast të arrijmë konsolidim fiskal në mënyrë që të sigurojmë rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, tha Besimi.

Ai i përmendi masat dhe aktivitetet përmes të cilave do të zbatohet rikuperimi ekonomik dhe rritja e përshpejtuar, më pas do të vijojnë politika për rritje të përshpejtuar, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme ekonomike, do të punohet edhe në forcimin e konkurrencës së sektorit privat, si dhe në investimet në kapitalin njerëzor.

Elemente kyçe të politikës fiskale për mbështetjen e stabilitetit makroekonomik, përshpejtim të rritjes ekonomike, e me këtë edhe forcim të potencialit për rritje të ekonomisë vendore do të jenë konsolidimi fiskal dhe ridizajnimi i politikës buxhetore në periudhën e ardhshme.

Redaksia
By Redaksia 24 Nëntor, 2020 19:45