Besimi: Kemi siguruar mjete për mbështetje financiare për pagesën e pagave!

Desk
By Desk November 7, 2020 15:13

Besimi: Kemi siguruar mjete për mbështetje financiare për pagesën e pagave!

Në pres-konferencën e sotme Ministri i Financave, Fatmir Besimi, bëri të ditur se Rebalanci i buxhetit siguron 160 milion euro për masat që kanë implikime të drejtpërdrejta buxhetore edhe atë duke theksuar: “Mbështetja financiare për pagesën e pagave, mbështetja financiare për kategoritë e cënueshme, mbështetja për prodhuesit, përpunuesit dhe eksportuesit e rrushit dhe verës, mbështetja për aktivitetin Udhëzuesve turistik. Rimbursim i taksës turistike për vitin 2019, për qëndrime të realizuara gjatë natës, rimbursim për shoping gjatë fundjavës me TVSH-ja Ime, për skemën e garancisë shtetërore dhe garancinë doganore përmes Bankës së Zhvillimit dhe për grante për agjencitë e udhëtimit, terrenet e lojërave dhe restorantet për dasma“.

Desk
By Desk November 7, 2020 15:13