Besimtarët ortodoksë i festojnë Pashkët

Desk
By Desk April 19, 2020 10:31

Besimtarët ortodoksë i festojnë Pashkët

Kjo festë është bashkim i besimit dhe traditës, e kultivuar që ngaherë, ndërsa fillon Të enjten e Madhe që para lindjes së diellit kur amviset i ngjyrosin vezët e para të Pashkëve.

Kjo traditë kishtare rrjedh që prej shekullit të parë pas Krishtit, përkatësisht kjo praktikohej që në kohën e apostujve të shenjtë – nxënësit e krishtit dhe trashëguesve të tyre.

Ngjyra e kuqe ka simbolikën e fitores. Rëndësia e saj në këtë festë krishtere është se Jezu krishti me ringjalljen e vet e fitoi vdekjen.

Sipas Traditës së shenjtë konsiderohet se Maria Magdalena e para e ka filluar këtë rit për vezët e kuqe të Pashkëve.

Duke e ndjekur shembullin e saj, të krishterët e parë filluan t’i dhurojnë vezët e kuqe në festën e Pashkëve dhe më pas të përshëndeten Krishti u ringjall – Me të vërtetë u ringjall.

Por, edhe përkundër shumë apeleve që të mos shkilen rregullat e ndalesës policore për festën e Pashkëve, një numër i madh i besimtarëve ortodoks, pas mesnate kanë vërshuar kishat dhe manastiret për të festuar pashkët, dhe sipas besimit të tyre ringjalljen e Jeuzu Krishtit, shkruan Tv Shenja 

Gjatë ditëve të kaluara kishte apele të shumta që Pashkët këtë vit të festohen nga shtëpitë, por Kisha Ortodokse Maqedonase si duket nuk i ka marrë parasysh këto thirrje duke hapur dyert për besimtarët.

Vlen të ceket që nga e premtja pas orës 16.00 në Maqedoninë e Veriut në fuqi është ndalesa për lëvizje të qytetarëve, që i bie se të gjithë këtë që kanë shkuar atje kanë shkelur rregullat e orës policore.

Pritet gjatë ditës të shihet se cila do të jetë përgjigja e autoriteteve dhe a do të sanksionohen gjithë këta qytetarë të cilët kanë thyer rregullat e orës policore duke prezantuar në kishat.  

Desk
By Desk April 19, 2020 10:31