Besimtarët ortodoksë shënojnë festën e Ujit të Bekuar

Besimtarët ortodoksë shënojnë festën e Ujit të Bekuar

Më shumë se 150 persona shpejtonin se cili do  të arrijë i pari deri tek kryqi i shenjtë në manifestimin qendror që u mbajt në Shkup, me rastin e festës “Uji i Bekuar”.

Më fatlumi fitoi ikonë, Bibël, kryq dhe qafore, dhurata që i ndau Kishte Ortodokse Mmaqedonase dhe Qyteti i Shkupit.

Vitin e shkuar më solli një djalë, shëndet dhe lumturi në familje, këtë ua dëshiroj të gjithëve. Dëshiroj që çdo vit të jemi në numër më të madh dhe Zoti na mundësoftë të kërcejmë pas kryqit, dhe ta përjetojnë këtë ndjesi- tha Hristian Nineski .

Feta e Ujit të Bekuar përveç në Shkup, tradicionalisht u mbajt në disa qytete të Maqedonisë. Në Ohër, numri i pjesëmarrësve kaloi numrin 500.

Çdo kapje e kryqit po bëhet më shumë emocionale. Tani jam i emocionuar sikur herën e parë. Ne në Ohër kemi një rregull, të gjithë ata që e kanë kapur kryqin pesë herë, këtu ndalojmë, por nuk e di a është kjo kapja e pestë, a do të jetë e fundit apo do të vazhdoj të kërcej edhe më tutje- tha Petar Rupeski .

M rastin festës Uji i Bekuar, në Ohër morën pjesë edhe drejtues të partive politike të cilët e shfrytëzuan festën për të dërguar mesazhe për shëndet dhe lumturi, por edhe ndonjë mesazh politik.

Kjo është një festë kur lindim në besimin tonë, kur besojmë në shoqëri, kur ndihmojmë njëri-tjetrin me besim në një fillim të ri, për diçka të mirë dhe diçka të përbashkët- uroi Zoran Zaev – lider i LSDM-së .

Edhe ky vit të jetë vit i fitoreve, vit i ripërtëritjes. Të ndalojnë padrejtësitë, poshtërimet, t’i jepet fund turpit … – uroi Hristijan Mickoski – lider i VMRO-DPMNE-së.

Festa e Ujit të Bekuar kremtohet që nga shekulli i dytë, ndërsa lidhet me pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan nga ana e Shën Gjonit Pagëzorit. Tradicionalisht, kryqet hidhen në ujëra, dhe ai që kap Kryqin e Shenjtë besohet se e ndjekin bekimet dhe lumturitë gjatë gjithë vitit.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 19 Janar, 2020 19:03

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.