“Beteja” për ministrin teknik në MPB

Desk
By Desk December 29, 2019 13:49

“Beteja” për ministrin teknik në MPB

Partia më e madhe në opozitë nuk heq dorë nga kandidati i tyre për emrin e ministrit të Punëve të Brendshme. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski sot i bëri thirrje pushtetit që të mos e zvarris procesin dhe mos e kontestojë kandidatin e tyre duke thënë se kjo nuk mund ti shpëtojë nga humbja në zgjedhke.

I pyetur nga gazetarët nëse do të nominojnë kandidat tjetër dhe si do taa kalojnë këtë ngërç, Stoilkovski tha se sot dhe ditëve në vazhdim ka kohë të mjaftueshme për konsultime shtesë rreth kësaj çështje. Ndryshe, VMRO-DPMNE e ka propozuar Dragan Kovaçkin për ministër të ri të MPB-së.

Edhe Siljanovska kundër propozimit të VMRO-së për ministrin teknik

Kurse, ish-kandidatja për presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska është kundër propozimit të VMRO-DPMNE që ministër i brendshëm të jetë një person që aktualisht është në organet ushtarake të sigurisë.

Ajo në emisionin “360 gradë” ka thënë se sipas Kushtetutës, një person që nuk ka qenë person civil së paku tre vitet e fundit, nuk mund të udhëheq me MPB dhe mbrojtjen. Siljanovski ka dal me këtë qëndrim kundër kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, edhe pse ajo është këshilltare e tij për çështje kushtetuese.

Siljanovska si profesore e të drejtës kushtetuese ka cituar nenin 97 të Kushtetutës. Ajo tha se nuk është konsultuar për emrin e ministrit dhe nëse ai akoma është në Ministrinë e Mbrojtjes, nuk mundet. Koloneli Dragan Kovaçki është propozuar nga VMRO-DPMNE për ministër të brendshëm, por që është refuzuar edhe nga LSDM.

Po kush është Koloneli Dragan Kovaçki  ?

Ministri i propozuar për Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), Dragan Kovaçki nga ana e VMRO-DPMNE ka një karrierë të bujshme, duke arritur avancime në Armatën e Maqedonisë.

Ai njihet si pjesëtar i njësitit të njohur “Ujqit” të ARM-së, ndërsa në vitin 2001 ishte pjesëtar i forcave të sigurisë të ashtuquajtur ‘branitelli’ që luftonin përballë UCK-së, raportojnë portalet në gjuhën maqedonase.

Ai është oficer i gjeneratës së parë të oficerëve me akademinë e kryer ushtarake në Armatën e Mqedonisë dhe ishte pjesëtari i misionit të parë të ushtrisë “Liri për Irakun” që udhëhiqej nga SHBA. Gjatë kohë ishte pjesëtar i njësitit “Luanët” dhe siç shkruajnë këto portale, pjesëmarrës aktiv në mbrojtjen e shtetit në vitin 2001.

Më 6 mars të këtij viti ka marrë detyrën e komandatit të brigadës së parë të këmbësorisë. Paraprakisht ka kryer detyra të larta duke qenë në Shërbimin sekret ushtarka, nga udhëheqës sektori deri në kryeshef. Flaka

Desk
By Desk December 29, 2019 13:49