Bexheti për Zërin e Amerikës: Qeveria i frikësohet 12 Prillit

Bexheti për Zërin e Amerikës: Qeveria i frikësohet 12 Prillit

Flakron Bexheti, sot ka qenë i intervistuar në Zërin e Amerikës në Washington DC, nga ku ka shpalosur qëndrimet e Aleancës për Shqiptarët për zgjedhjet parlamentare që priten të mbahen më 12 Prill:

‘ Data e 12 Prillit është një marrëveshje politike në mes krerëve kryesor politik. Tani sikur duket pjesa e Qeverisë, dy partitë që janë pjesë e Qeverisë, BDI dhe LSDM mundohen të taktizojnë me këtë çështje të cilën e lidhin me ratikimin e Protokollit të anëtarësimit për NATO. Ne si subjekt politik kemi ofruar një ide se duhet Protokolli të ratikohet me këtë përbërje të Kuvendit. Por si duket LSDM dhe BDI kanë ndonjë frikë nga zgjedhjet dhe do të mundohen ti shtynë. Ne kemi dhënë shembull rastin e Malit të Zi e cila vetë e ka ratikuar Protokollin, e pastaj shteti i Spanjës si rastin konkret që pritet të bëjë ratikimin e Protokollit.’- transmenton infomagazin.net

Ai mes tjerash ka theksuar që Aleanca për Shqiptarët është e gatshme për tore me një program të mirëlltë politik.

‘Ne jemi shumë të përgatitur jo vetëm se jemi opozitë, por jemi jashtëzakonisht të interesuar të tojmë legjitimitetin dhe verdiktin e votuesit shqiptar. Ne jemi të përgatitur në programin tonë politik dhe shihemi si parti tuese. Ne synojmë të tojmë zgjedhjet, të rregullojmë çështjet, shtetin ligjor, zhvillimin ekonomik, kulturor, shëndetësinë dhe të parandalojmë migracionin i cili është në masa jashtëzakonisht të mëdha.’- deklaroi Bexheti/infomagazin.net

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 7 Dhjetor, 2019 23:07

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

Marketing politik