Bezhoska: Mbështetja financiare nga FMN-ja do të mundësojë hapësirë më të madhe për politikë të relaksuar monetare dhe për mbështetje të kreditimit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 11, 2020 19:47

Bezhoska: Mbështetja financiare nga FMN-ja do të mundësojë hapësirë më të madhe për politikë të relaksuar monetare dhe për mbështetje të kreditimit

Me rastin e përgjigjes pozitive të Fondit ndërkombëtar monetar (FMN) ndaj kërkesës për miratim të mbështetjes financiare për vendin tonë përmes Instrumentit për financim të shpejtë, guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, thotë se mbështetja financiare nga FMN-ja për ne është me rëndësi të jashtëzakonshme, si për zbatimin e masave fiskale, ashtu edhe për sigurimin e rritjes së mëtutjeshme të potencialit devizor të ekonomisë sonë, përkatësisht për rritje të rezervave devizore.

“Në këtë mënyrë krijohet hapësirë më e madhe për zbatim të politikës relakuese monetare dhe për sigurimin e kushteve të lehtësuara fiannciare për kreditim të kompanive më të mëdha dhe qytetarëve”, theksoi guvernatorja Angellovska -Bezhoska.

Ky instrument, siç cekë, është vegël e rëndësishme e cila mundëson edhe qasje më të lehtë drejt burimeve të tjera të jashtme të financimit, përfshirë edhe ato evropiane.

Sipas saj, mjetet financiare nga FMN-ja do të ndihmojnë për zbutjen e efekteve negative për ekonominë tonë, duke dhënë me atë rast edhe mbështetje plotësuese për stabilitetin makroekonomik.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 11, 2020 19:47