Bezhovska: Ekonomia jonë varet nga rimëkëmbja e ekonomisë globale

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 23:52

Bezhovska: Ekonomia jonë varet nga rimëkëmbja e ekonomisë globale

Projektimi për rritjen e ekonomisë së vendit prej 3.9% bazohet në supozimet e rimëkëmbjes së ekonomisë globale, thonë në emisionin “Magazina Ekonimike”, guvernatorja e BPM-së, Anita Angellovska Bezhovska.

“Lidhur me rimëkëmbjen e ekonomisë globale, FMN-ja parashikon se atë vit do ketë rritje prej rreth 6% që është rritje solide. Ne jemi ekonomi e hapur e tregut dhe në masë të madhe zhvillimet e brendshme varen nga lëvizjet globale. Por, nëse ekonomia globale, e sidomos partnerët tonë më të rëndësishëm tregtarë rimëkëmben me dinamikë më të ngadaltë se sa e presin tani, kjo do paraqesë rrezik edhe për rimëkëmbjen e ekonomisë sonë”.

Ajo shtoi se denari me vite është stabil dhe nuk ka pse të mos jetë stabil. Niveli i rezervave devizore aktualisht është dy herë më i lartë se ato që dispononte vendi gjatë krizës globale në vitet 2008/2009.

“Rezervat devizore, të cilat janë faktor kyç nga i cili varet stabiliteti i denarit ndaj euros, mbahen në nivel historikisht të lartë… 2008-2009, kur u përballëm me krizën globale financiare, niveli i rezervave devizore ishte rreth gjysma e asaj që kemi sot. Kjo tregon se kapaciteti i shtetit për t’u përballur me çdo goditje është i madh,” ka thënë Bezhoska.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 23:52
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.