Bezos blen pronë në Havai, do të jetë i rrethuar nga fusha lave vullkanike

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 23:50

Bezos blen pronë në Havai, do të jetë i rrethuar nga fusha lave vullkanike

Jeff Bezos sapo ka blerë një shtëpi prej 78 milionë dollarësh në Havai, që shtrihet në një pronë prej 14 hektarësh, të rrethuar nga fusha lave vullkanike.

“New York Post” ka konfirmuar se prona ka gjithsej 3 ndërtesa, 3 dhoma gjumi dhe 3 tualete.

Themeluesi i Amazon i ka shtuar kështu një tjetër pronë koleksionit të tij të pronave, që vlerësohen në rreth 500 milionë dollarë.

Nuk dihet pse Bezos e bleu këtë pronë, por është mësuar se ka bërë edhe një donacion të madh për ishullin, në mënyrë që të ndihen pjesë e komunitetit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 23:50
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.