BFI në heshtje para stuhisë. Reisi i ka mbushur 64 vjeç, i plotëson kushtet për pensionim!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Maj, 2023 17:59

BFI në heshtje para stuhisë. Reisi i ka mbushur 64 vjeç, i plotëson kushtet për pensionim!

Shkrun Serjozha Nedelkoski, gazetar

Reisi z. Shaqir Fetahu, sipas informacioneve jozyrtare, edhe lajmet e foto albumeve në vazhdimsi vet i shkruan dhe vet i publikon në rjetet sociale me anë të të cilave bën  përpjekjet e fundit të një adolishenti për të mbuluar realitetin e krijuar prej tij në BFI.

Bashkësia Fetare Islame si një nga institucionet e rëndësishme në vend që artikulon jetën shpirtërore dhe shoqërore të besimtarëve islam, pas skenave fatëkeqësisht kontraverse dhe të dhimbshme, u duk se më në fund ky institucion hyri në një periudhë të qetë, pasi që nga funidi i Nëntorit të vitit 2020 në krye të këtij institucioni të rëndësishëm shoqërorë u zgjodh myftiu i Gostivarit Shaqir Fetahu.

Pas mbajtjes së zgjedhjeve Fetahu tha se “sot është një ditë e madhe për të gjithë myslimanët e vendit dhe për qytetarët e tij”. Ai vazhdoi fjalën e tij duke mbajtur qëndrimin se  “sot fitoi BFI e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Të gjithë fituam.

Ka fituar shpirtërorja, moralja, njerëzorja dhe konstruktivja. Nga sot ky opsion të përfaqësojë frymën e fjalës së Allahut, paqen, tolerancën dhe bashkëpunimin, me të gjithë, ashtu që BFI të jetë një subjekt konstruktiv dhe se rrugëtimi ynë do të jetë njohja, konsultimi, transparenca dhe ne do të jemi në shërbim të çdo besimtari dhe qytetari të kësaj shoqërie”, tha mes tjerash Fetahu në fjalën e tij.

Por, për fat të keq, megjithatë, duket se periudha e funksionimit paqësor të komunitetit është edhe një herë gati për t’u sfiduar. Përkatësisht, në periudhën e kaluar u shfaqën disa shkrime dhe disa pyetje edhe në redaksintë e mediave “online” nga lexues dhe besimtarë të cilët shtrojnë pyetje rreth funksionimit të Bashkësisë Fetare Islame. Arsyet për këtë nuk dihen aktualisht.

Në përpjekje gazetareske profesenionale hulumtuese bëmë disa përpjekje për pasqyrimin e “gjendjes së krijuar në BFI” dhe në bazë të pyetjeve ne i kemi dërguar E-maile BFI-së, dhe gjatë gjithë kohës kemi pritur përgjigje të cilat lidhen sigurisht me interesin e lexuesve dhe besimtarëve, me mirëqenien e komunitetit islam dhe për të zbardhur dilemat dhe keqkuptimet e mundëshme. Pas edhe përpjekjeve telefonike me zyrtar të kabbinet të Reisit Fetahu, përsëri gati pas javësh nuk pati asnjë përgjigje, që len përshtypjen se BFI është në heshtje para stuhisë.

Pyetjet që i drejtohet Reisit aktual, z.Shaqir Fetahut dhe i referohet gjoja “sigurisë së fortë policore”, cila është arsyeja dhe qëllimi për këtë shkallë të lartë sigurie: a ka kërcënime ndaj Reisit dhe a dihet se nga kush bëhen ato dhe se çfarë karakteri. Qytetarët e interesuar shtojnë gjithashtu se z. Fetahu sipas pozitës në BFI nuk ka të drejtë në mbrojtje të “sigurisë së fortë policore”, dhe pyesin nëse për këtë është njoftuar Rijaseti dhe shtrohet pyetja se pse nuk është i informuar publiku dhe besimtarët për arsyet e kësaj “mbrojtje” policore, .

Më tej, thuhet se sipas Statutit të BFI-së, Rijaseti, i cili është ORGANI më i lartë Kushtetues i BFI-së, sipas nenin 36 të Kushtetutës, parashikohet që të zhvillohen mbledhje të rregullta të paktën një herë në muaj, Por siç theksohet në letër, “në lidhje me Reisin ka pasur akuza për arbitraritet në drejtimin e institucionit dhe pretendim se për gjithë vitin 2021 janë mbajtur vetëm 3 (tre) mbledhje dhe në vitin e kaluar 2022 vetëm 2(dy) mbledhje të Rijasetit”. Kështu pra humbet besueshmëria dhe legjitimiteti i kreut të BFI-së, pra Reisit.

Më tej, edhe në menaxhimin financiarë, sipas Rregullores për punë financiare të BFI-së, Reisit “nuk i lejohet të nënshkruajë fletë-pagesë në shumën mbi 10.000 (dhjetë mijë) euro”, kështu që shtrohet pyetja nëse në këtë kuptim ka paregullsi?!

Sipas shqetësimeve të besimtarëve dhe qytetarëve, thuhet se në muajin Prill të këtij viti Reisi z.Fetahu ka mbushur 64 vjeç, gjë që i plotëson kushtet për pensionim, ndaj shtrohet pyetja se kur do ta mbajë mbledhjen e fundit pas së cilës do të largohet nga detyra?!

Burimet tona theksojnë se në BFI “ka një tepricë të madhe të personelit dhe se nuk ka Reis të pazëvendësueshëm, si edhe për vazhdimësi të mundshme të mandatit të kreut të BFI-së, nevojitet mbështetje e shumicës së anëtarëve të Rijasetit”. Nga aty lind pyetja nëse Reisi aktual pasi që ka mbushur moshën e pensionimit do të tërhiqet nga posti, dhe nëse jo, si do të reflektohet kjo në vetë institucionin e Bashkësisë Fetare Islame?!

Ndryshe, sipas burimeve të hapura, z. Shaqir Fetahu ka lindur në prill të vitit 1959 në fshatin Çegran të Gostivarit. Shkollën e mesme e ka kryer në vitin 1980 në medresenë (shkollën fetare) “Alaudin” në Prishtinë, dhe më pas studimet i ka vazhduar në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinë, ku i kreu me sukses në vitin 1984. E prej andej po burojnë informacione për gjoja rekrutimin e tij si bashkëpunëtor i UDBA-së, për çka Fetahu dhe BFI nuk i kanë mohuar asnjëherë këto thashetheme.

Letra dërguar BFI-së me shqetësimet e qytetarëve dhe besimtarëve Islam,  përmban gjithashtu një pretendim për besueshmërinë e të cilit ne kërkuam përgjigje, për gjoja keqpërdorim të pozitës dhe kompetencave zyrtare. Specifikohet se në Tetor të vitit 2021 janë mbajtur zgjedhjet për anëtarët e Kuvendit të BFI-së si organ ligjor dhe financiar i këtij institucioni dhe vetëm në Nëntor 2022 është lejuar thirrja e një seance konstituive të asamblesë dhe e njëjta në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregulloren e punës së Kuvendit, atë e kryesuar një anëtar i Rijasetit të, që është në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e BFI-së, kjo nënkupton që gjatë gjithë vitit 2022, vlerësojnë të interesuarit, është vepruar në mënyrë arbitrare edhe në aspektin financiar dhe se ky veprim i Reist tërheq përgjegjësi penale, paralajmërohen ngritje të procedurave në prokurorin e shkupit.

Lexuesit, pyesin gjithashtu se sa larg është fjala e Reisit, që pas zgjedhjes së tij në 2020 keni deklaruar publikisht para të gjithë anëtarëve të Rijasetit se do të sillni 7 milionë euro nga Emiratet Arabe si donacion për funksionimin normal të BFI-së, si dhe shtrohet pyetja se ku janë afro 4 milionë eurot që qeveria Zaevit ia dha BFI-së për denacionalizimet?!

Së fundi, ka të dhëna edhe për udhëtimet e shpeshta të Sekretarit të Përgjithshëm Irsal Jakupi në Bullgari me një automjet zyrtar të Bashkësisë Fetare Islame. Prej aty kërkohet përgjigje në pyetjen për arsyet dhe qëllimet e atyre udhëtimeve, nëse janë të karakterit zyrtar apo privat, si dhe identitetin e pasagjerit që pretendohet se nuk është punonjës i BFI-së. Në këtë kontekst, lexuesit i bëjnë një pyetje z. Fetahu, a ka kontroll, ku drejtohen dhe lëvizin automjetet zyrtare në pronësi të BFI-së dhe kush i drejton ato.

Për të informuar siç duhet opinionin, për të përjashtuar të gjitha dilemat dhe, para së gjithash, për të shmangur tensionet e reja në vetë institucionin e BFI-së, këto pyetje janë dërguar nga unë si gazetar Serjoza Nedelkoski në E-maiin e BFI, në përpjekje për zbardhjen e këtyre dilemave dhe mundësinë që Reisi Fetahu ti hedh poshtë këta informacione që qarkullojnë në opinion por ende nuk ka asnjë përgjigje. Megjithatë, i gjithë opinioni vendor është i interesuar që të ruhet paqja mes besimtarëve dhe shoqërisë në përgjithësi, dhe shpresojmë që udhëheqja aktuale e BFI-së do të arrijë të kapërcejë keqkuptimet e mundshme për të vazhduar funksionimin paqësor të institucionit.

PS -Teksti origjinal i gazetarit Nedelkoski është në gjuhën maqedonase i përkthyer në gjuhën shqipe.

Redaksia Flaka nuk mban përgjegjësi mbi pikëpamjet e kolegut Nedellkovski. Jo cdohere politika redaktuese e redaksise Flaka, pajtohet me pikëpamjet e opinionistëve, analsitëve dhe kolegëve nga redaksitë e tjera.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Maj, 2023 17:59

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare