BFI prezantoi dëshmi për “falsifikimin e dokumenteve”

Desk
By Desk 24 Prill, 2019 19:25

Përfaqësuesit e Bashkësisë Fetare Islame gjatë ditës së sotme kanë prezantuar dokumentacione me të cilat thonë ata është bërë falsifikimi më i madh në Bashkësinë Fetare Islame. Muamer Veseli nga BFI tha se vendimi gjyqësor është marrë në bazë të dokumentacioneve të falsifikuara dhe një vendim i tillë, sipas tij, është skandaloz. Ai nënvizoi se e gjithë kjo që ka ndodhur është një puç nga ana e qeverisë të Zoran Zaevit.

Muamer Veseli, BFI: “Për ta mbuluar pakënaqësinë e qytetarëve ndaj kësaj qeverie, duhet goditur aty ku mundet shumë lehtë të goditet. Kësaj here qeverie në emër të një gjykatëse dhe në emër të Gjykatës Shkupi 2 ka bërë ndërhyrje në BFI, kjo është njjë puç i Qeverisë Zoran Zaev. Këto vendime të gjykatës i hedhim poshtë, këto vendime janë marrë në bazë të presionit politik dhe kërkojmë nga Qeveria e RMV-së, në krye me Zoran Zaevin, publikisht të kërkojnë falje nga BFI-ja për këtë skandal që e kanë bërë. Kjo nuk i falet kryeministrit, ai duhet të jetë i kujdesshëm si vepron me huliganët politik rreth vetes që bëjnë presion mbi gjykatësit për vendime të tilla. Ne jemi të gatshëm të ballafaqohemi para gjithë mediave publikisht me të gjithë qeverinë e Zoran Zaevit për këtë skandal. Ne kemi çështje të hapura me kryeministrin nga viti i kaluar”

Ai shtoi se Gjykata themelore Shkupi 2, gjegjësisht gjykatësja e kësaj gjykate Suzana Donçevska, e ka treguar fytyrën e drejtësisë në shtet. Po ashtu shtoi se për keqpërdorimin e emrave të disa imamëve kinse kanë qenë pjesë e Riajsetit që kanë shkarkuar Sulejman Rexhepin do të ngritet kallëzim penal për falsifikim.

Muamer Veseli, BFI: “Sa i takon vendimit gjyqësor është sjellur mbi baza të një procesverbali të rijasetit të BFI-së, të mbajtur më 30 mars 2019. Ky është procesvernbali që falsifikatorët e kanë dorëzuar tek gjykata themelore, kanë nënvizuar emra të anëtarëve të rijasetit që nuk janë anëtarë të rijasetit, dhe që nuk janë as të punësuar në Bashkësinë Fetare Islame, nuk kanë raport pune në BFI. Gjithë procesverbali aspak nuk është e lidhur asnjë nënshkrim nga ata që thuhet se kanë qenë të pranishëm. Këtu kemi shumë falsifikime. Sot kemi dërguar kallëzime penale kundër falsifikuesve. Ne nuk kemi qenë të pranishëm në atë seancë në BFI dhe rijasetin nuk është mbajtur një mbledhje e tillë. Asnjë anëtar i BFI-së nuk është i informuar se më 25 mars, Sulejman Rexhepi gjoja paska dhënë dorëheqje. Me një kriminalitet të ulët dhe falsifikime të tilla, gjykatësja të sjell vendim të tillë për shkarkim të Reis ulemasë dhe emërimin e një reisi ulemaje tjetër, ajo drejtësi mund të jetë vetë në RMV”

Në dokumentet që i bënë publike për mediat, nga BFI sqarojnë se shihet qartë që vulat dhe nënshkrimet janë të falsifikuara. Sa u takon vulave ata dyshojnë që në dokumentet e dorëzuara në gjykatë janë përdorur vulat e mëparshme të BFI-së të cilat tashmë nuk janë valide. Po ashtu në listën që thuhet se kanë marrë pjesë në mbledhjen e 30 marsit, 7 nga personat as që janë të punësuar në BFI. Ndërkaq, janë keqpërdorur edhe emrat e disa të punësuarve në mesin e të cilëve edhe emri i Muamer Veselit. /Shenja/

Desk
By Desk 24 Prill, 2019 19:25