Bie shitja e veturave të reja në Britani

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 23:31

Bie shitja e veturave të reja në Britani

Numri i regjistrimeve të veturave të reja në Britani ka rënë në nivelin më të ulët të tetorit që nga viti 1991, deri në 25 për qind nga viti në vit pasi mungesat e gjysmëpërçuesve vazhduan të godasin sektorin, sipas Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtarëve të Automjeteve Motorike (SMMT ).

Vlerësohet se shitjet në nivelin e të gjithë vitit 2021 do të arrijnë në 1.66 milion automjete, që është vetëm 1.9 për qind më shumë se në vitin 2020, kur ishin në fuqi mbylljet e ekonomisë dhe masat e kufizimit të lëvizjes për shkak të kovida-19, njoftoi SMMT-ja, raporton reuters.

Një total prej 106,265 automjetesh të reja u regjistruan muajin e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Mungesa e çipave në mbarë botën ka detyruar shumë marka makinash të reduktojnë prodhimin dhe të zgjasin kohën e dorëzimit për disa klientë.

“Të dhënat aktuale pasqyrojnë problemet me furnizimin e komponentëve të prodhimit, me industrinë që vuan nga mungesa e gjysmëpërçuesve dhe presionet ekonomike në rritje për shkak të rritjes së inflacionit dhe taksave dhe dobësimit të besimit të konsumatorëve”, tha CEO i SMMT, Mike Hawes. /Telegrafi/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 23:31

28
Nën
Çmimi i benzinave ulet për 2 denarë, ndërsa i naftës për 1,5 denarë, përcjell TV21....
28
Nën
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot në emrin e tij dhe në emër të deputetëve...
28
Nën
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka lëshuar urimin e tij për 28 néntorë. Në urimin...
28
Nën
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka lëshuar urim me rastin e Ditës...