Bieber: Dorëheqja e Zaevit ka edhe lajme të mira, edhe të këqija

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 1 Nëntor, 2021 10:32

Bieber: Dorëheqja e Zaevit ka edhe lajme të mira, edhe të këqija

Analisti politik Florian Bieber, pas dorëheqjes së mbrëmshme të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev vlerëson se në këtë ka edhe lajm të mirë edhe lajm të keq.

Në një postim në Twitter, përcjell Telegrafi Maqedoni, Bieber shkruan se lajmi i mirë është dhënia e dorëheqjes pa pas nevojë për të, që sipas tij, paraqet një hap të rrallë të guximit politik dhe tregon se marrja e përgjegjësisë politike është e mundur.

“Lajmi i keq është se opozita nuk është e rikonstruktuar, nacionaliste dhe pro Orbanit”, konsideron Bieber.

Biber gjithashtu vlerëson se dorëheqja e Zaevit është për shkak të gabimeve të vetë LSDM-së.

“Shkaqet për këtë situatë me dorëheqjen e Zaevit nga pozita udhëheqëse e LSDM-së dhe nga posti i kryeministrit janë në ngërçin në procesin e reformave dhe fushatën e zhvilluar keq, por edhe për shkak të dështimit të Bashkimit Evropian për të realizuar negociatat për shkak të bllokadës bullgare”, shkruan Bieber.

Sipas tij, gjithashtu nuk ka një pasardhës të qartë të postit të kryeministrit dhe nuk dihet nëse ai do të jetë në gjendje të krijojë moment për të rifilluar proces serioz reformues./Telegrafi/

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 1 Nëntor, 2021 10:32
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.