Bieber e ka refuzuar një bashkëpunim me këngëtaren Kehlani

Desk
By Desk May 12, 2020 23:07

Bieber e ka refuzuar një bashkëpunim me këngëtaren Kehlani

Ylli kanadez i muzikës, Justin Bieber, së fundmi e ka bërë të ditur lajmin se e ka refuzuar një bashkëpunim me kantautoren e njohur, Kehlani.

Edhe pse dyshja kishte punuar bashkë më herët në realizimin e këngës “Get Me”, e cila e paralajmëroi albumin e pestë të incizuar në studio të Bieberit, “Changes”, këngëtari së fundmi e kishte refuzuar ftesën për të interpretuar në njërën prej këngëve të reja të Kehlanit, transmeton Koha. Këngëtarja thotë se ajo këngë ishte shumë e “ndyrë” për Justin Bieberin.

“Për shkak se tani ai është një burrë i martuar, si duket kënga nuk ishte më e përshtatshme për të. Ndoshta i është dukur pak si shumë e ndyrë për adhuruesit e tij të muzikës. Por pavarësisht kësaj, Justini është një person shumë i mirë dhe ‘cool’,” citohet të ketë thënë Kehlani në një deklaratë të fundit.

Sidoqoftë, Bieber dhe Kehlani janë ende të afërt me njëri-tjetrin. Madje, këngëtarja ishte planifikuar të performonte në turneun e Bieberit, “Changes”, gjatë këtij viti. Por, turneu është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ndërkohë, sa i përket albumit të ri të Kehlanit, ajo ka bërë të ditur se ideja rreth titullit të këtij incizimi i kishte lindur teksa po bisedonte me reperin, Drake.

Edhe pse pandemia e kishte shtyrë lansimin e albumit të saj të dytë duke ia ndryshuar edhe strategjinë e promovimit të tij, Kehlani insiston se është shumë krenare me këtë projekt, si dhe është e lumtur që më në fund albumi me titull, “It Was Good Until it Wasn’t”, është lansuar për publikun mbarë botëror.

Desk
By Desk May 12, 2020 23:07