Bieber: Për momentin është në interesin e Maqedonisë që të ketë qeveri efektive

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 21:00

Bieber: Për momentin është në interesin e Maqedonisë që të ketë qeveri efektive

Eksperti për Ballkanin, profesor Florian Bieber, në një prononcim për “Kanal5” thotë se kryeministri Zoran Zaev me dorëheqjen e paralajmëruar po tenton t’i dërgojë mesazh BE-së, veçanërisht vendeve anëtare, se humbja koalicionit të tij “kanë shumë të bëjnë me bllokadën” me të cilën Maqedonia po përballet vazhdimisht për anëtarësimin në BE ose fillimin e negociatave të anëtarësimit.

“Mesazhi që kuptoj nga ai ka për qëllim kryesisht BE-në, për të thënë: shikoni, kjo është rrëmuja që po lini pas duke lejuar vende si Bullgaria të bllokojnë procesin tonë, pavarësisht se të gjithë janë dakord se ai bazohet në merita dhe se është i justifikuar të filloj. Unë e kuptoj si një mesazh të tillë dhe mendoj se është sigurisht një mesazh i rëndësishëm. Nëse dorëheqja e tij është një reagim i ekzagjeruar, nuk e di. Nëse mesazhi ndihmon, rezultati do të jetë i mirë, por sigurisht që duhet të shohim nëse do të jetë kështu”, thotë Bieber.

Ai thotë se stabiliteti i qeverisë në Shkup është vendimtar për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë.

“Interesi më i madh i Maqedonisë për momentin është të ketë një qeveri efektive, e cila do të jetë në gjendje të vazhdojë negociatat me Bullgarinë për të zhbllokuar integrimin në BE. Mendoj se një qeveri e qëndrueshme do të ndihmojë. Mosmarrëveshja nuk do të zgjidhet vetë, por do të ketë një adresë, dikush që do të ketë stabilitet politik dhe nuk do të shqetësohet për zgjedhjet për disa muaj”, shton Bieber./Telegrafi/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 21:00

28
Nën
Pasi sot Shkupi u bllokua nga dhjetëra autobusë urbanë të dy shoqatave transportuese private, si...
28
Nën
Kur e mora përgjegjësinë e kryeministrit para 10 muajsh, haptas u thashë të gjithëve: qëllimi...
28
Nën
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti mori pjesë në ngjarjen publike në temën:...
28
Nën
Rektori i Universitetit ka shkruar një postim pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, pasi...