Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua më 7 Mars të vitit 2016. Është anëtare e rregullt e Këshillit për etikë në media në Maqedoni - KEMM

Bien aksionet e Facebook dhe Twitter para dëshmisë në Senat

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 4 Shtator, 2018 22:50

Bien aksionet e Facebook dhe Twitter para dëshmisë në Senat

Aksionet në tregjet evropiane janë tani në rënie dhe një situatë e ngjashme është dhe në Wall Street për shkak të humbjes së kompanive të teknologjisë.

Indeksi CAC 40 pasdite ra 1.3 për qind, DAX i Gjermanisë me 1.2 për qind dhe FTSE 100 i Britanisë 0.8 për qind, njofton AP.

Në SHBA, indeksi S&P 500 ra 0.2 për qind në 2,896 pikë, Dow Jones industrial me 0.2 për qind në 25,903 pikë, ndërsa Nasdaq 0.3 për qind në 8,083 pikë.

Aksionet e Microsoft “rrëshqitën” me 0.9 për qind në 111.30 dollarë amerikanë, Facebook 2.7 për qind në 171.01 dollarë dhe Twitter me 0.3 për qind në 35.08 dollarë.

Udhëheqësit e Facebook dhe Twitter do të jetë nesër për të dëshmuar para Komitetit të Inteligjencës të Senatit të SHBA në lidhje me veprimet e ndërmarra për të luftuar përpjekjet e Rusisë dhe vendeve të tjera për të ndikuar në rrjetet sociale.

Dollari u rrit në 111.46 jen nga 111.01 jen, ndërsa euro ra në 1.1544 dollarë amerikanë nga 1.1597 dollarë sa ishte dje.

Në Azi, indeksi japonez Nikei ka rënë me 0.1%, ndërsa Honki Kospi u ngrit 0.4%.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 4 Shtator, 2018 22:50