Bilall Kasami cakton drejtorët, Agjencioni për Punësim i takon Besës

Desk
By Desk October 19, 2020 21:17

Bilall Kasami cakton drejtorët, Agjencioni për Punësim i takon Besës

Abdush Demiri është propozimi i Besë për drejtorin e Agjencionit për Punësim, Adnan Aziri, nëse merr leje nga qeveria, do të ulet në Hekurudha dhe Transport, Senat Ahmeti në inspektoratin e vetëqeverisjes lokale. Propozimet e tjera për pozitat e drejtorit, sipas informacionit nga Besa, duhet të vendosen gjithashtu nga degët e partisë, përcjell FLAKA.

Këto propozime u miratuan sonte në një takim në Besa dhe do t’i propozohen Zaevit në përputhje me shpërndarjen e pozicioneve për drejtorit midis Zaevit, Ahmetit dhe Kasamit.

Sipas informacionit, me datë 24 të këtij muaji pritet të emërohen disa drejtor në seancë qeveritare. FLAKA

 

Desk
By Desk October 19, 2020 21:17