Bilall Kasamit i shkon keq. Katër kaduro sot braktisën Lëvizjen Besa!

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 28 Janar, 2022 23:30

Bilall Kasamit i shkon keq. Katër kaduro sot braktisën Lëvizjen Besa!

Bilall Kasamit i del keq. Katër kaduro sot braktisën Lëvizjen Besa. Kjo ka bërë që dita e sotme të kalon nën hijen e zhvillimeve në Lëvizjen Besa. Zhurma mediatike filloi kur lideri i kësaj partie, Bilall Kasami përmes një konference për media njoftoi aderimin në radhën e tyre të ish zyrtarit të BDI dhe aktivistit të LPK, Fatmir Limani.

E ky lajm i pompozuar nga Lëvizja Besa kaloi në sfond pas dorëheqjeve të disa prej themeluesve të kësaj partie. I pari denoncoi largimin njëri nga themeluesit, Sedat Ramadani, transmeton Flaka

Në shkrimin e largimit nga LB, Ramadani nis me historikun e tij në këtë parti.

“U bënë plot 7 vjet nga themelimi i këtij subjekti politik që doli si rezultat i pakënaqësisë së shqiptarëve ndaj politikave të partisë së pushtetit – BDI. Fal guximit të 57 anëtarëve të këshillit themelues ky subjekt do jetë i pari që pas një kohe të gjatë do ngjitet në skenën politike për tu bë zë i shqiptarëve kundër padrejtësive që ju kishin ndodhur deri në atë kohë. Mes tjerash gjatë leximit të deklaratës politike u tha se Lëvizja Besa do jetë lëvizje politike shqiptare që identifikohet nëpërmjet 3A-ve, autentike sepse buron nga nevojat vendore, autoktone sepse lind vetëm nga kapacitetet tona dhe autonome sepse është krejtësisht e pavarur dhe se Besa mbështetet në besimin në Zot dhe në vlerat tradicionale e familjare shqiptare”, shkruan Ramadani në profilin e tij në Fejsbuk

Sedat RAMADANI

Jam munduar, shton ai, që ti qëndroj besnik këtij zotimi përgjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë rrugëtimi e cila ishte me plot sfida e pengesa nga më të ndryshmet e që me forca të unifikuara kemi arritur ti tejkalojm.

“Ato nuk jan ndalur as sot që po e shkruaj këtë tekst porse u ndalën dhe u dorëzuan shokt e idealit. E humbën vullnetin, e humbën forcën, e humbën qëllimin dhe e humbën besimin se mund të vazhdojm të jemi autonom nësë mbahemi të lidhur fort dhe te unifikuar rreth idealit. LB nga një subjekt ku debati i brendshëm ishte vlerë u shndërua në një subjekt që nëse mendon ndryshe bëhesh i padurueshëm dhe i papërshtatshëm për disa brenda partisë. U sollëm në situata ku thirrjet e mbledhjeve duheshte të shtyhen për shkak frigës së ballafaqimit me mendimtarët ndryshe dhe u sollëm në situata ku anëtarët e kuvendit fshihen nga lista sepse mund të mos jenë të vijës së njëjtë”, vijon shkrimin Ramadani.

Kam qenë ithtarë, vijon Ramadani, i debateve të ashpëra brenda strukturave dhe jo i fjalëve të “ëmbla” jashta forumeve.

“Duhet të them se nuk ishim kështu sa ishim në opozitë dhe asnjëher nuk e kam besuar se në mesin tonë mund të kemi njerëz që pozita mund ti ndryshojë. Kam besuar fuqishëm në gjithë bashkëpunëtorët më të afërt që i kam patur dhe madje edhe në anëtarët e rëndomt sepse neve dallonim shumë nga të tjerët. I ngritëm strukturat me shumë kujdes dhe me njerëz të zgjedhur ku secili ishte më i mirë se tjetri. Por dicka ndryshoj dhe me siguri ky ndryshim nuk është te strukturat posht. E dijnë të gjithë se cdoher jam përpjekur që çdo sfidë dhe problem që është paraqitur brenda strukturave ta zgjidhim në mënyrën më të mirë e që disa herë kam patur përkrahje edhe nga të tjerë, por u lodhën shpejt. U dorëzuan pa argumente për dorëzim! Dhe kjo filloi mos tju ngjajë njerzve me cilët e nisa këtë rrugëtim. I kishim vlera të theksuara sinqeritin, besnikërin, transparencën, mos paragjykim, luftën kundër korupsionit e hajnis me një fjalë vëllazërinë, por u zbehën gati të gjitha. Humbi sinqeriteti, humbi besimi i ndërsjellë, humbi transparenca e filluan edhe paragjykimet”, shkruan ai.

Muhamet ALIJU – Isamedin SADIKI – Sedat RAMADANI – Afrim AVDIU

Thjesht, shton Ramadani, e humbëm identitetin me të cilin na njifnin njerëzit. Filluam të jemi të papërgjegjëm edhe karshi atyre aktivist e përkrahës që na sollën në pozitat ku ishim duke ua kthyer shpinen shpejt e leht, duke mos patur guximin as tju kërkojm mirëkuptim për vendimin e lëshimit të qeverisjes me çka lamë rrugëve mbi 300 të punësuar e me cka lamë në pritje shumë degë të tjera gjithandej për ndonjë punësim.

“Ju mund ta mbani po për mua është barë e rëndë që më shqetson tej mase e më le pa gjumë. Prandaj, duke mos patur mundësin për të ndikuar edhe më tej në vazhdimin e mbajtjes së rrugës të cilën bashkë e kishim trasuar, me keqardhje dhe shumë dhimbje më duhet të zbres nga anija e quajtur Besa. Sepse kot që un mundohem të zbrazë ujin nga kati lart kur dikush nga posht bën vrima në anijen që në fund do na fundosë edhe neve lart edhe juve posht. Do kisha dasht të them se Besën e keni amanet, po e di që këtë amanet e kanë vetëm besatart e vërtet. Ajo as nuk shitet e as nuk blihet, por ajo as nuk duhet te lihet ne duar të xhaferistave”, vijon shkrimin Ramadani.

Në fund, shkruan ai, falenderoj të gjithë shokët që i kisha nga fillimi e deri në fund, te gjithe aktivistët e forumit rinor e forumit të gruas dhe gjithe të tjerët antarë e përkrahës që më besuan, më përkrahën e më ndihmuan.

“Njëkohësisht kërkoj falje nga të gjithë nëse kam qenë ndonjëher i vrazhd e i padrejt karshi jush porse asgjë nuk kam bë me qëllim për të ngritur veten por për të ngritur Levizjen Besa. Mbeteni gjithmon ne zemren time si njerzit më të mirë që kam takuar diku. E ndjeja për obligim për ta bërë publike largimin tim për shkak të njerëzve të cilët un i kam ftuar të na bashkangjiten në LB dhe dua që ta kuptojn se nuk i lash në baltë por nuk më lanë zgjidhje tjetër, shkruan Ramadani në njoftimin e braktisjes së LB.

Afrim Avdiu

Pas Ramadanit, me paraqitje publike largimin nga LB e ka njoftuar edhe Afrim Avdiu, i cili thotë se: Rrugëtimi im në Lëvizjen Besa ka filluar para dy viteve dhe deri në momentin që po e shkruaj këtë postim.

“Koha kur unë u antarësova dhe fillova altivitetin tim ishte ajo kohë kur Lëvizja Besa në sytë dhe mendjet e gjithkujt dukeshte si shpresë dhe dritë në fund të tunelit. Por ishte kështu, deri në momentin kur partia filloi të shërbejë si mundësi pasurimi e përfitimi nga indivitë të caktuar, gjë kjo e cila rrënon imazhin dhe then të gjitha pasqyret e idealeve për të cilët flisnin në kohën kur unë u antarësova. Në fillimet e mia, gjeta përkrahje të parezervë të figurave kyçe dhe themeluese të Lëvizjes Besa si Kastriot Rexhepi , Sedat Ramadani dhe njëri nga kuadrot profesionale siç është Muhamet Aliju , dhe në momentin kur këto figura nuk janë prezente në atë subjekt, atëherë edhe vet prezenca ime do të ishte e pakuptimtë”, shpalos qëndrimin Avdiu.

Sipas tij, asnjëherë, asgjë nuk kam kursyer ndaj subjektit që unë i takoja, ndaja kohën time të çmur, angazhohesha që në mënyra të ndryshme ta ndihmoj atë, si me ndihmën që jepja për të organizuar aktivitete të ndryshme, si sjellja e familjarëve dhe shoqërisë për të qenë pjesë e subjektit që e konsideronim si tonin, si subjekt që gjenim qetësinë shpirtërore dhe e konsideronim madje edhe si familje çdo antarë të saj, por sot e ndjej të nevojshme që edhe t’u kërkoj falje për gjendjen në të cilën jemi sot dhe shëndrrimin e partisë në diçka që skishte qenë asnjëherë, e plaçkitur e privatizuar dhe ku mungon demokracia”.

Largimeve nga radhët e Besës iu shtuar edhe Muhamet Aliju.

Muhamet ALIJU

“Pas një kuantumi kohor duke qenë i angazhuar në një organizatë politike dhe duke fituar një përvoj krejtsisht të re, e morëm me zellë të madhë të gjithë ne si grup veprues në kuadër të strukturave për të kontribuar në suksesin e organizatës politike. Kishim një qasje shumë të sinqert, duke kontribuar me angazhim familjar për aritjen e objektivave. Isha një profesionist i angazhuar në sektor real dhe nuk e kisha planifikuar këtë rrugëtim, por si i ftuar nga miku im Afrim Avdiu për ta mbështetur dhe për t’iu bashkangjitur karvanit të organizatës politike Besa u përkushtuam bashkarisht në mënyrë qensore. Kishte dallime dhe pakënaqësi, por ato kanalizoheshin dhe relativizoheshin nga haxhilerët, siq i quanim edhe privatisht Kastriot Rexhepi dhe Sedat Ramadani”, shkruan ai.

Këta ishin figurat emblematike të organizatës në Shkup dhe më gjërë, shton ai.

“Kisha marë përgjegjsi në struktura vetëm për hirë dhe kërkes të tyre. Mirëpo, gjithçka shkoi mbarë deri para zgjedhjeve vendore kur filluan sabotime, ndasi dhe luftë për pushtet. Mendonim se kjo do të kaloj dhe gjërat do të konsumohen, mirpo pasi filloi që organizata të shëndrohet në pronë private apo shoqëri akcionere, atëher vendimarrja nuk shkonte përmes organeve dhe përcaktimeve statutore, por me takime joformale. Pas vendimarrjes autonome të deputetit Kastriot Rexhepi, filluan të anashkalohen pothuajse gjithë struktura e këshillave komunal dhe vendor në Shkup dhe etiketoheshim. Pasi u braktis baza partiake në Shkup nga figurat emblematike mendoj që nuk ja vlen të qëndrojm me një konstrukt që është vetëm humbje kohe. Me një organizatë ku fillon të humbet debati, braktisen parimet, nuk pranohet mendimi ndryshe, mendoj që është e pakuptimt pjesmarja, përfundon shkrimin e largimit, Avdiu.

I katërti që braktisi Lëvizjen Besa, ishte Isamedin Sadiki kryetar i degës së LB në Stueniçan.

“Me keqardhje ju njoftoj që nga dita e sotme, tërhiqem nga çdo lloj detyre, angazhimi madje edhe antarësimi nga kjo lëvizje. Fillimisht, kur i hyra këtij procesi ishte nder dhe kënaqësi për mua dhe me shumë krenari kërkoja përkrahje dhe mbështetje nga çdokush që njihja e që nuk njihja, duke pasur një qëllim të vetëm, ta ndihmoj shoqërinë e sidomos rininë në shumë fusha të jetës, me theks të veçantë atë ekonomike. Por nga një Lëvizje me motorë shumë të fuqishëm, atë me ardhjen e saj në pushtet filloi ta kapë ngërçi dhe filloi Lëvizja dalë nga dalë të infektohet me shumë bakterie që shkaktonin ndezje të brendshme dhe të hapnin edhe plagë të pashërueshme, plagë këto që rrënojnë imazhin dhe besimin e njerëzve ndaj subjektit tonë”, shkruan Sadiki.

Isamedin SADIKI

Sipas tij, neglizhenca e tërësishme e degës sonë (duke mos bë të paktën as edhe një punësim në Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e Kulturës, Agjensionit për Punësim dhe shumë drejtori të tjera) ishin arsye të mjaftueshme për të menduar rrugëtimin tim dhe sa do të ishte e arsyeshme të qëndroj diku ku ne si degë e Studeniçanit nuk u vlerësuam fare përveç se në procese zgjedhore.

“Të fillosh diçka nga zero, dhe të arrish deri diku me rezultate jo edhe shumë të kënaqshme, por të arsyeshme nga ajo se çfarë morëm për kthim nga Lëvizja, është shumë rrugë e vështirë, po aq sa edhe dëshperuese kur kjo të kthehet në mospërfillje nga dikush që kur është krijuar kjo lëvizje, nuk kanë qenë fare ose kanë qenë vetëm spektatorë dhe kjo është e papranueshme për mua. Nuk mund të vazhdojmë të jemi kurbanë të dikujt që për synim ka vetëm shfrytëzimin e degës tonë (egzistenca si figurë dhe për ta plotësuar tabelën e krijimit të degëve) e koncentrimin ta ketë vetëm në një vend tjetër”, vijon reagimin Sadiki.

“E ndjej të arsyeshme t’i kërkoj hallallëk çdonjërit që ma besoi këtë detyrë kryetar dege duke filluar nga antarë të degës, shokë që më qëndruan prapa shpine në çdo gjë, në çdo aktivitet dhe qëndruan deri në fund duke e parë faktin që harxhonin energji e nuk po merrnin asgjë si kthim, ndaj familjarëve dhe të gjithë ato që na kanë përkrahur pa asnjë interes”, përfundon reagimin Isamedin Sadiki, kryetar i degës së LB në Stueniçan.

Burime nga strukturat e Lëvizjes Besa konfirmojnë për Flaka që edhe në ditët në vijim pritet distancim nga kjo parti të disa anëtarëve të tjerë. Kjo fortunë e largimeve, nuk dihet nëse lidhet me aderimin e Fatmir Limanit në këtë parti, apo nga pakënaqësi të akumuluara ndërkohë në këtë parti. Në prononcimet e sapo të larguarve, vërehen vërejtje dhe pakënaqësi në funksionimit e Lëvizjes Besa. Flaka

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 28 Janar, 2022 23:30