Bilanci i vdekjeve nga aksidentet në Shqipëri, numrat e Gushtit janë shqetësues

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 1 Shtator, 2018 20:01

Bilanci i vdekjeve nga aksidentet në Shqipëri, numrat e Gushtit janë shqetësues

Prezenca e shtuar e policisë në akset rrugore gjatë muajit gusht nuk ka mundur të uli numrin e viktimave nga aksidentet.

Të dhënat tregojnë se 22 persona kanë humbur jetën ne akset kombëtare veçanërisht ato qe te çojnë drejt detit.

Gjatë muajit që lamë pas janë regjistruar 180 aksidente por edhe pse shifra rezulton me e ulet se e njëjta periudhe e vitit te kaluar numri i jetëve të humbura mbetet i njëjtë.

Ndërkohë referuar statistikave te policisë rezulton se edhe numri i personave të lënduar rëndë në aksidentet rrugore gjatë gushtit ka qenë më i vogël.

 

Kontrollet e ushtruara nga uniformat blu kanë bërë që të ketë një rritje të heqjes së lejeve të drejtimit, ku 230 shoferëve u është hequr patenta për shkak të drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit.

Për sa i përket heqjes së lejeve të drejtimit për shkak të shpejtësisë, gjatë muajit gusht janë ndëshkuar 541 shofere./Vizion Plus

 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 1 Shtator, 2018 20:01