Bill Gates me paralajmërim të ri

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Maj, 2022 16:28

Bill Gates me paralajmërim të ri

Pasi parashikoi rrezikun e një virusi që mund të gjunjëzonte botën, disa vite para qarkullimit të Covid-19, Bill Gates bën një paralajmërim të ri.

Miliarderi thotë se globi është ende në rrezik nga një variant i ri më i transmetueshëm dhe më vdekjeprurës i koronavirusit. Sipas multimiliarderit amerikan, rreziku se më e keqja ende nuk ka kaluar është i ulët, por që megjithatë është ekzistent.

Gates thotë se shmangia e pandemisë së ardhshme kërkon më shumë investime si dhe krijimin e një ekipi epidemiologësh dhe ekspertësh për të identifikuar me shpejtësi kërcënimet ndaj shëndetit global dhe për të përmirësuar bashkëpunimin midis vendeve.

Edhe në librin e tij të fundit “Si të parandalojmë pandeminë e ardhshme”, shkencëtari bën thirrje për të nxitur krijimin e një ekipi ekspertësh, nën menaxhimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të parandaluar pandemitë e reja.

Nëse bëhen investime për të mirën e të gjithëve, siç nisën të bëhen gjatë kësaj pandemie, Covid-19 mund të jetë pandemia e fundit përgjithmonë, thotë Gates.

Tv Klan

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Maj, 2022 16:28

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare