Bimët lëshojnë ultratinguj kur stresohen

Bimët lëshojnë ultratinguj kur stresohen

Edhe pse shkencëtarët kanë zbuluar vitet e fundit që bimët janë në gjendje të shohin, dëgjojnë dhe nuhasin në disa mënyra, prapëseprapë mendohej se ishin të qeta dhe të paafta për të lëshuar tinguj.

Por për herë të parë tash është raportuar se ato prodhojnë një lloj të caktuar tingulli kur janë në një situatë stresuese, sipas New Scientist.

Biologu Itzhak Khait dhe kolegët e tij në Universitetin Tel Aviv në Izrael kanë zbuluar se bimët e domates dhe duhanit, kur stresohen nga mungesa e ujit ose kur i presin kërcellin, lëshojnë tinguj në frekuenca që njerëzit nuk mund t’i dëgjojnë.

Duke përdorur mikrofona të vendosura 10 inç larg bimëve, ata regjistruan ultratinguj që shkonin nga 20 deri në 100 kiloherc, për të cilët ekipi mendonte se mund të dëgjohej nga disa lloje të insekteve dhe gjitarëve.

Shkencëtarët thonë bimët e tjera mund të jenë në gjendje të dëgjojnë këtë tingull dhe të përgjigjen në përputhje me rrethanat.

“Këto të dhëna mund të ndryshojnë mënyrën se si ne mendojmë për bimët”, thonë shkencëtarët.

Edhe më parë, dridhjet u regjistruan në bimë duke përdorur pajisje që regjistruan krijimin dhe shpërthimin e flluskave të ajrit, një proces i njohur si kavitacion, por ky hulumtim i ri regjistroi fillimisht tinguj që vinin nga bimët në një distancë.

Bimët e domates nën stres për shkak të mungesës së ujit lëshojnë mesatarisht 35 tinguj në orë, dhe bimët e duhanit 11. Kur u korrën, domatet prodhuan mesatarisht 25 tinguj dhe bimët e duhanit 15.

Kur nuk ishin në një situatë stresuese, bimët prodhonin mesatarisht më pak se një tingull në orë.

Ekspertët besojnë se ky studim mund të ndihmojë për fermerët, pasi mund t’i ndihmojë ata të përcaktojnë nëse bimët janë të stresuar apo të etur.

“Ky propozim për të dëgjuar bimë gjatë thatësirës duket i realizueshëm dhe mund të përdoret në bujqësi preciz nëse vendosja e pajisjeve të nevojshme nuk është e kushtueshme,” tha Anne Visscher nga Kopshtet Botanike Mbretërore të Britanisë së Madhe.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 12 Dhjetor, 2019 22:45

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA