Bindi të vetëvriteshin 900 ndjekësit e tij, DiCaprio “ringjall” Jim Jones

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 23:41

Bindi të vetëvriteshin 900 ndjekësit e tij, DiCaprio “ringjall” Jim Jones

Më shumë se 40 vite pasi i mbushi mendjen mbi 900 personave që të vrisnin veten në të njëjtën ditë, historia e tmerrshme e Jim Jones do të bëhet film, me protagonist kryesor Leonardo DiCaprion.

46-vjeçari do të interpretojë dhe gjithashtu do të jetë producent i filmit “Jim Jones”, që do të tregojë jetën e udhëheqësit të një prej sekteve më famëkeqe në botë.

Jones ishte krijuesi i sektit “Tempulli i popullit”, që ishte kundër kapitalizmit të shfrenuar amerikan. U përpoq të krijonte një shoqëri socialiste në Guyana, një vend që më shumë dukej si kamp përqendrimi i izoluar. Sekti u krijua në Indianapolis në vitet ’50 dhe më vonë u transferua në Kaliforni. Më pas, u transferuan në Guyana, ku thuhet se anëtarët e sektit hanin vetëm oriz dhe perime, ndërsa udhëheqësi i sektit hante mish dhe ushqime të tjera të freskëta, pasi vetëm ai kishte frigorifer.

Në vitin 1978, dolën lajme mbi shkeljet e të drejtave të njeriut në këtë sekt, që detyroi qeverinë amerikane të dërgonte atje një delegacion për të hetuar. Por, hetimi përfundoi keq, me mbështetësit e Jones që vranë të gjithë të dërguarit e qeverisë. Në të njëjtën ditë, 18 nëntor 1978, Jones orkestroi një vetëvrasje masive të ndjekësve të tij me helm. Viktimat ishin 918, 304 prej të cilëve ishin fëmijë. Mes tyre, edhe vetë Jim Jones.

Kjo vetëvrasje masive ka qenë humbja më e madhe e jetëve në historinë e Amerikës, përpara se të ndodhte sulmi terrorist i 11 Shtatorit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 23:41

06
Dhj
Ambasadorja e SHBA-së në vend, Anxhela Ageler sonte theksoi se është konfuz procesi për zgjedhjen...
06
Dhj
Ajo ka një apartament në Shkup prej 54 metrash katrorë si pronë e saj personale,...
06
Dhj
Riorganizimi i administratës nënkupton reduktimin e disa institucioneve, nga 140 institucione që janë nën ombrellën...
06
Dhj
Qytetarët nuk u besojnë as politikanëve, as institucioneve, kështu vlerëson Insituti për Demokraci, një hulumtim...