Bisedë telefonike Zaev-Merkel: Është koha që Këshilli i BE-së të sjell vendim pozitiv për hapjen e negociatave aderuese

Desk
By Desk 4 Prill, 2019 20:12

Bisedë telefonike Zaev-Merkel: Është koha që Këshilli i BE-së të sjell vendim pozitiv për hapjen e negociatave aderuese

Kryeministri Zoran Zaev në një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel ka kërkuar mbështetje lidhur me vendimin për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriu të cilin duhet të sjell Këshilli i BE-së në muajin qershor, duke e pasur parasysh atë se shteti ka status të vendit kandidat për anëtarësim në BE nga viti 2005, e arriti Marrëveshjen e Prespës dhe arriti rezultate në pikëpamje të proceseve reformuese.

“Është koha që Këshilli i BE-së të sjell vendim pozitiv për hapjen e negociatave aderuese. Ky vendim do të paraqesë inkurajim shtesë që të vazhdojë me reformat në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Zaev në bisedën e djeshme telefonike me Merkelin.

Dy bashkëbiseduesit, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, konstatuan se zbatimi i Marrëveshjes së Presës është një lajm i mirë për Evropën.

Gjatë bisedës u konfirmua që vizita e kryeministrit grek Cipras që u realizua të martën në Republikën e Maqedonisë së Veriut, më 2 prill, si dhe seanca e përbashkët e Qeverisë ishin momente historike.

Zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është shembull pozitiv për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe këto janë lajme të mira për Evropën.

“Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës konfirmon se dialogu dhe diplomacia krijojnë rezultate pozitive për tejkalimin e çështjeve të hapura, të cilët mund të sjellin përfitime të drejtpërdrejta ekonomike për qytetarët”, konkluduan bashkëbiseduesit..

Siç informoi kryeministri Zaev, Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe e Greqisë nënshkruan disa marrëveshje për përforcimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit. Përveç kësaj në Shkup u mbajt Forumi i biznesit ku morën pjesë më shumë se 140 kompani nga Greqia dhe 250 kompani nga Maqedonia e Veriut.

Kryeministri Zaev gjithashtu e informoi Kancelaren Merkel edhe për zhvillimet tjera politike në shtet, siç është mbajtja e dialogut të hapur me opozitën në lidhje me reformat ku dhe janë arritur rezultate konkrete me miratimin e një ligji të ri kundër diskriminimit, themelimin e Komisionit kundër korrupsionit, si dhe reformat në shërbimet e sigurisë dhe administratën publike. Dialogu për të ardhmen e Prokurorisë Speciale Publike është në rrjedhë.

Kryeministri Zaev e falënderoi kancelaren Merkel për mbështetjen që Gjermania e dha në të gjitha proceset, duke përfshirë edhe tejkalimin e kontestit për emrin me Greqinë fqinje, reformat e brendshme, veçanërisht me këshilltarin ekonomik që Gjermania e siguroi, me qëllim që t’i ndihmojë Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Gjermania, siç theksohet në kumtesë,  është partneri më i madh tregtar i Maqedonisë së Veriut dhe interesimi i investitorëve gjermanë është gjithnjë më i madh. Përveç kësaj, në vend zbatohet modeli për arsimim të dyfishtë me ndihmën e partnerëve gjermanë.

Kancelarja Merkel e përshëndeti zhvillimin pozitiv të zbatimit të Marrëveshjes të Prespës, si dhe zbatimin e reformave të vendit përmes dialogut të hapur me opozitën, gjë që sipas saj do të sjell rezultate pozitive dhe konkrete. (koha.mk)

Desk
By Desk 4 Prill, 2019 20:12