“Bisedime me Shën Nënën Terezë”, UNT promovon librin e Don Lush Gjergjit

“Bisedime me Shën Nënën Terezë”, UNT promovon librin e Don Lush Gjergjit

5 shtatori nga OKB është shpallur edhe si Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë. Për të nderuar veprën e shenjtores shqiptare, Universiteti “Nënë Tereza” promovoi librin “E kam në zemër popullin tim shqiptar – Bisedime me Shenjtoren Nënë Terezë” të autorit Don Lush Gjergji.

“Unë me këtë libër jam munduar 50 vite të shoqërimit me të që ju bëjë pjesë edhe juve që nuk keni qenë në takimet, në bisedimet, në udhëtimet në planifikimet… Dhuroj 7 intervista ekskluzive, 5 vizita ajo që i bëri, sidomos fjalët, veprat, gjestet e saj, çka unë dëgjova atë shënova, çka unë pashë atë ua dhuroj, si dhe çka unë kam në zemër me një përjetim të mrekullueshëm 50 vjeçar, atë dëshiroj që t’ju bëj pjesëmarrës edhe juve”,- tha autori i librit, Don Lush Gjergji.

Pjesëmarrësit në promovim e cilësuar Nënë Terezën si çelësin e artë për shqiptarët kudo në botë, sepse përmes saj bota njohu edhe më mirë kombin tonë.

“Ajo ka thënë një fjalë, nuk ka nevojë që të bëjmë punë të mëdha, por mjafton të bëjmë punë të vogla me dashuri”,- tha rektori i UNT-së, Aziz Pollozhani.

“Gjithmonë na kanë pritur kudo në botë me respekt, sepse kanë thënë: Një popull që jep Gjergj Kastriotin Skenderbeun dhe të madhen Nënë Terezën, ai popull meriton lirinë, pavarësinë, respektin dhe dashurinë”,- theksoi ambasadori i R. së Kosovës, Gjergj Dedaj.

“Që nga faqet e para të librit është përqendrimi maksimal i Nënës Terezës te dashuria “agape”, e cila vjen e përmbledhur në një pikë, dashuria për njeriun dhe për Krishtin, për mirësinë dhe për të vërtetën absolute përballë vendosshmërisë që këto vlera të jenë mbi mentalitetin e konsumit dhe mbi materialen në përgjithësi”,- tha publicisti, Xhabir Ahmeti.

Rektori i UNT-së, Aziz Pollozhani, autorit të librit Don Lush Gjergjit i dhuroi në shenjë respekti dhe mirënjohjeje dhe fotografinë mozaik të Nënës Terezë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 4, 2019 19:05

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...