Bisedimet e grupeve të punës, Zaev: bisedimet do të vazhdojnë drejt kompromisit

Desk
By Desk 11 Prill, 2019 19:05

Kryeministri, Zoran Zaev, paralajmëron vazhdimin e bisedimeve të grupeve të punës midis LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.

Shprehet i bindur se do të arrihet zgjidhje në interes të shtetit. Në takime nuk do të kërkohet zgjidhje e re ligjore për kthimin e “bombave” si dëshmi, pasi, sipas Zaevit, “bombat” kanë qenë të parapara të jenë dëshmi në lëndët e ngritura 18 muaj pas formimit të Prokurorisë Speciale.

Sipas Zaevit, procedurat për lëndët pas këtij afati do të zhvillohen në bazë të dëshmive materiale.

“Të gjitha “bombat” në lëndët që janë ngritur, mund të jenë indicie, pasi që ato të vetme nuk mund të mbijetojnë si dëshmi, duhet që të ketë dëshmi materiale. Qytetarët duhet të dinë se lëndët që janë udhëhequr në procedurë parahetimore dhe hetimore janë të gjalla, do të ngihen aktakuza që të mund prokurorë dhe gjykatës të vërtetojnë se ku ka dëshmi që të mund të procedohen sikurse çdo lëndë tjetër”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.

Nga VMRO–DPMNE bëjmë me dije se më së voni deri nesër do të dorëzojë vërejtjet ndaj tekstit të fundit ligjor të ligjit për Prokurori të Përgjithshme që i ka dorëzuar Ministria e Drejtësisë.

Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar se kur do të mblidhen grupet e punës në këtë dikaster.

Ndërkohë, vazhdon presioni i jashtëm për vazhdimin e funksionimit të PSP-së. Këtë mbështetje prokurorja speciale, Katica Janeva, e ka marrë gjatë takimit të sotëm me ambasadorin e Suedisë, Mats Stefanson.

Desk
By Desk 11 Prill, 2019 19:05