Bislimovski: Na pret një vit i vështirë energjetik

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 23:25

Bislimovski: Na pret një vit i vështirë energjetik

Të gjitha mekanizmat me të cilat disponon KRE do të shfrytëzohen për zbutjen e efekteve të krizës së çmimit të energjisë elektrike, ka deklaruar në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski. Sipas tij, kriza e çmimeve pritet të zgjasë deri në mars ose prill.

“Ajo që e them me më shumë përgjegjësi është se do të përdoren të gjithë mekanizmat që disponon KRE. Është fakt që po përballemi me një vit të vështirë me krizë, ku ka faktorë të jashtëm që ndikojnë në çmimin e energjisë elektrike dhe për mendimin tim, të gjithë ata palë të interesuara dhe operatorë të sistemeve dhe prodhues dhe furnizues e konsumatorë duhet ta mbajnë së bashku atë barrë” është shprehur Bislimovski.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 23:25
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.