Bislimovski: Na pret vit i vështirë, rrymë ka por është e shtrenjtë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 09:12

Bislimovski: Na pret vit i vështirë, rrymë ka por është e shtrenjtë

Të gjitha mekanizmat me të cilat disponon KRRE do të shfrytëzohen për zbutjen e efekteve të krizës së çmimit të energjisë elektrike, ka deklaruar në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski.

Sipas tij, kriza e çmimeve pritet të zgjasë deri në mars ose prill.

“Ajo që e them me më shumë përgjegjësi është se do të përdoren të gjithë mekanizmat që disponon KRE. Është fakt që po përballemi me një vit të vështirë me krizë, ku ka faktorë të jashtëm që ndikojnë në çmimin e energjisë elektrike dhe për mendimin tim, të gjithë ata palë të interesuara dhe operatorë të sistemeve dhe prodhues dhe furnizues e konsumatorë duhet ta mbajnë së bashku atë barrë”, është shprehur Bislimovski.

Ai gjithashtu shtoi se kriza që po shfaqet aktualisht në rajon dhe në Evropë, nuk është energjetike, por financiare.

“Pra, nuk ka mungesë të energjisë, por se ajo shitet me çmim më të lartë. Kjo krizë është në radhë të parë krizë çmimesh, sepse ka pasur një rritje të theksuar të çmimit të energjisë elektrike, në radhë të parë në vendet anëtare të BE-së dhe ka vazhduar të përhapet edhe në rajonin tonë. Edhe tani, energjia është ende e disponueshme dhe mund të gjendet në treg, por është më e shtrenjtë. Prandaj MEPSO po përballet me shpenzime më të larta”, është shprehur Bislimovski.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 09:12

09
Dhj
Pas relativizimit të zërave se Aleanca për Shqiptarët do të bëhet pjesë e qeverisë si...
09
Dhj
Në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit, AlternAtivA edhe një herë e riafirmon përcaktimin e...
09
Dhj
Arben Taravari, u.d. Kryetar i ASH-së Përshëndes deklaratat e forta dhe hapat vendimtare të ndërmarra...
09
Dhj
Në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit – 9 Dhjetori, zëvendësja e kryetarit të Qeverisë...