Bislimovski: Sektori energjetik i gatshëm për periudhën e dimrit, goditja e parë nga kriza shëndetësore ka kaluar

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 15 Shtator, 2020 19:40

Bislimovski: Sektori energjetik i gatshëm për periudhën e dimrit, goditja e parë nga kriza shëndetësore ka kaluar

Goditja e parë nga kriza shëndetësore ka kaluar, sektori energjetik është i gatshëm për periudhën e ardhshme të dimrit, tha kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski, i cili sot përmes platformës onlajn kryesoi takimin e 46-të të Bordit të Rregullatorëve të Komunitetit Energjetik ( ECRB).

Ai në fjalimin hyrës në fillim të mbledhjes, theksoi se Komisioni rregullator për energjetikë dhe Shërbime ujore kishte sfida serioze në punën e tij këtë vit, punoi në rrethana të jashtëzakonshme dhe ndërmjetësoi në krijimin e masave për kategoritë e prekshme të qytetarëve, të goditur nga kriza shëndetësore.

Anëtaret rregullatore të Komunitetit energjetik, siç kumtojnë nga KRRE, në mbledhjen e kanë përkrahur Komisionin rregullator për energjetikë dhe Shërbime ujore të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të mos i nënshtrohet presioneve politike nga ana e opozitës dhe të vazhdojë me punën e tij profesionale dhe transparente, e cila siguron pavarësi në vendosje.

“Komisioni rregullator për energjetikë dhe Shërbime ujore në kohë të gjendjes së jashtëzakonshme, harmonizoi mekanizëm me kompanitë energjetike, me të cilin qytetarët të cilët janë goditur nga kriza shëndetësore, kanë pasur mundësi t’i paguajnë faturat në muajt e krizës me këste pa kamatë. Në të njëjtën kohë, u rekomanduam kompanive të mos i shkyçin konsumatorët për shkak të faturave të papaguara për energji të harxhuar elektrike, ujë dhe energji ngrohëse. Këto biseda janë temë edhe tani – në prag të të dimrit. Morëm vendim për rritjen e energjisë elektrike për 7,4 për qind, që mesatarisht për faturë prej 25 eurove, do të thotë rritje prej 1,85 euro. Paralelisht kemi ngritur iniciativë publike në koordinim me Komunitetin energjetik që të shqyrtohet mundësaia për zgjerimin e përkohshënm të listës së qytetarëve, të përfshirë me subvencione për varfërinë energjetike, me ata persona, të cilët janë të prekur nga kriza shëndetësore”, tha mes tjerash Bislimovski.

Qëndrimet e koordinuara të përbashkëta të organeve rregullatore në lidhje me politikën e energjisë, harmonizimin e rregullave rregullatore për bashkëpunimin ndërkufitar, si dhe ndarjen e njohurive dhe përvojës rregullatore, janë tre shtyllat, në të cilat rregullatorët i referohen çdo takimi të përbashkët.

Në dhjetor të vitit 2019, kryetari i Komisionit Rregullator Energjetik, Marko Bislimoski u zgjodh unanimisht kryetar i Bordit të Rregullatorëve të Komunitetit energjetik (ECRB).

Në takimin e rregullt të vjeshtës, rregullatorët nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Ukraina diskutuan për sfidat me të cilat përballen në drejtim të furnizimit të sigurt dhe të qëndrueshëm të energjisë gjatë pandemisë, si dhe realizimin e reformave energjetike në kushte të jashtëzakonshme.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 15 Shtator, 2020 19:40