Biznes me tekstet shkollore!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 21:22

Biznes me tekstet shkollore!

Sipas disa informacioneve që po qarkullojnë në opinion, thuhet se në disa librari të vendit shiten komplet të gjitha materialet për klasën e katërt, nga ku i posedojnë në formë digjitale, ndërkaq prej më herët ministrja e arsimit, Mila Carovska, tha se inspektorët e teksteve shkollore kanë qenë vazhdimisht në terren për të kontrolluar se mos vallë ka pasur materiale të fotokopjuara të teksteve shkollore për klasën e katërt.

Byroja për Zhvillim të Arsimit ka lejuar që fëmijët e klasës së katërt të shfrytëzojnë si dhe të përdorin librat e sapo shtypura, ndërkaq prindërit do të duhet vetë t’i marrin dhe t’i paguajnë këto materiale. Këtë gjë nuk do duhet ta bëjnë shtëpitë botuese ose fotokopjet pasi që nëpërmjet kësaj ato të bëjnë “biznes” ilegal. Atyre nuk u lejohet keqpërdorimi i shitjes së librave në fjalë pasi që kjo vepër cilësohet në kundërshtim me ligjin dhe keqpërdorim i emrave të autorëve të librave.

Udhëheqësja pranë këtij sektori të BZHA, Ajshe Ajrullai, thekson se nxënësit kanë opsion të mundshëm që librat digjital (në linqe) t’i marrin dhe t’i bëjnë vetë kur të duan, pasi që ato materiale shkollore tashmë janë në faqet zyrtare të shtëpive botuese. “Kemi diskutuar për këtë gjë. Aspak nuk duhet të bëhet biznes ose ndonjë keqpërdorim përfitues, kështu që nxënësit nga faqet zyrtare të shtëpive botuese do të mund t’i marrin librat dhe t’i fotokopjojnë. Materiali mund të përdoret onlajn ose edhe mund të shtypet, pra ka mundësi për version elektronik edhe formë tradicionale pasi që aplikacioni jep dy mundësi të përdorimit të materialeve. Për rastet sociale, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndarë përqindje të posaçme për tekstet shkollore, mendoj që ishte dikur 20 për qind. Po ashtu janë ndarë edhe tabletë për disa studentë. Të tjerët këto materiale do t’i shfrytëzojnë onlajn”, thekson Ajrullai.

Sipas informacioneve thuhet se në disa librari të vendit shiten komplet të gjitha materialet për klasën e katërt, nga ku të gjitha i posedojnë në formë digjitale, ndërkaq prej më herët ministrja e arsimit, Mila Carovska, tha se inspektorët e teksteve shkollore kanë qenë vazhdimisht në terren për të kontrolluar se mos vallë ka pasur materiale të fotokopjuara të teksteve shkollore për klasën e katërt. Ajo tha që shitjet e tilla janë thyerje e të drejtave të autorëve, ndërkaq MASH nuk autorizoi askënd për të shtypur apo shitur tekstet e tyre digjitale që ndoshta mund të keqpërdoren.

Ndërsa nga Iniciativa qytetare “Duhet të ketë mësim dhe tekste shkollore”, iniciativë e cila numëron 80.000 anëtarë në grupin e tyre të rrjetit Facebook, në të cilën muajin e kaluar kërkuan tërheqjen e materialeve mësimore të klasës së parë dhe të katërt sipas programit të ri mësimor. Këta të fundit thanë se skriptet e fotokopjuara i blejnë vetë, me çmim prej 1.400 denarë nga fotokopjet private. Ata u ankuan se edhe në tekstet shkollore, disa çështje të tjera që akoma nuk kanë marrë shqyrtim. Aktivistët shtojnë se në shumë shkolla nuk zbatohet as digjitalizimi i mësimdhënies për shkak të mungesës së kushteve të mësimdhënies. Kjo është veçanërisht e dukshme në zonat rurale, ku ende nuk ka internet dhe akoma më pak smart-tabletë përdorues, të cilët nevojiten për të ndjekur edukimin digjital.

Ndërsa prindërit i përgjigjen edhe përmbajtjes mësimore në disa nga tekstet shkollore. Ata pretendojnë se janë të bollshme me përmbajtje të njëanshme dhe joshkencore, si dhe me interpretime jo të duhura historike. Vërejtje ka edhe për vëllimin e disa prej teksteve shkollore, për shembull, teksti i matematikës për klasën e katërt është i ndarë në tre libra dhe ka rreth 700 faqe, thonë prindërit që kanë printuar tekstet digjitale të teksteve shkollore. (koha.mk)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 21:22

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare