Bjellorusia pret që Rusia të kompensojë dëmet nga nafta e kontaminuar

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 11, 2019 21:07

Bjellorusia pret që Rusia të kompensojë dëmet nga nafta e kontaminuar

Presidenti bjellorus, Alyaksandr Lukashenka thotë se kostoja e dëmeve nga nafta e kontaminuar, e marrë nëpërmjet tubacionit rus Druzhba, është “e madhe” dhe se Bjellorusia pret kompensim nga Rusia.

“Tani, ne jemi duke e vlerësuar dëmin”, citohet të ketë thënë Lukashenka.

“Dëmi është i madh në tubacion, në pajisjet e tubacionit, përfshirë pompat, ndërtesat dhe të ngjashme, por edhe të rafinerive të naftës”, tha Lukashenka, transmeton REL.

Presidenti bjellorus tha se pret që kostoja e dëmit të arrijë në qindra miliona dollarë dhe se shpreson që Rusia nuk do të kundërshtojë gjetjet lidhur me vlerën e dëmeve.

Në fund të muajit prill, Rusia ndërpreu rrjedhën e naftës përmes tubacionit Druzhba, për shkak se nafta e papërpunuar ishte ndotur.

Ky tubacion bartë naftën nga Rusia për në Kazakistan, përmes Bjellorusisë për në rafineritë në Poloni, Gjermani dhe Sllovaki.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 11, 2019 21:07