Bloomberg: Me këtë ritëm Maqedonia do të fitojë imunitet kolektiv për 10 vjet

Me ritmin aktual të vaksinimit, Maqedonia do të fitojë imunitet kolektiv në 10 vjet, shkruan Bloomberg, përcjell FLAKA.
“Në Maqedoni, të dhënat e fundit tregojnë se jepen mesatarisht 651 doza në ditë. Me këtë ritëm, do të duhen edhe dhjetë vjet për të imunizuar 75 përqind të popullsisë.”
Në të kundërt, në Shqipërinë fqinje, do të duhen vetëm nëntë muaj të tjerë për të imunizuar 75% të popullsisë.
Bullgaria me 9,215 doza në ditë do të fitojë imunitet kolektiv për gati tre vjet nga tani.
Në Serbi, vaksinimi mesatar ditor është 62,857 doza, që do të thotë se 75% e njerëzve do të imunizohen për katër muaj.
Në Greqi, mesatarisht 39,656 njerëz imunizohen në ditë dhe me këtë ritëm do të duhet një vit për të arritur imunitetin e dëshiruar kolektiv. FLAKA