BM, mbi 31 000 viktima nga COVID-19, 626 viktima në 24 orët e fundit

Desk
By Desk May 8, 2020 20:40

BM, mbi 31 000 viktima nga COVID-19, 626 viktima në 24 orët e fundit

ATSH-AFP/- Më shumë se 31 000 persona kanë vdekur nga koronavirusi i ri në Britaninë e Madhe, që është bërë vendi më i prekur në Europë, njoftoi qeveria sot në konferencën e saj të përditshme për shtyp.

“Në vend u regjistruan sot 626 vdekje shtesë nga COVID-19, duke e çuar totalin në 31 241 dhe duke e bërë Britaninë e Madhe të jetë vendi i dytë më i goditur në botë, SHBA-së”, tha ministri i Mjedisit, George Eustice.

Në pritje të një fjalimi të Boris Johnson të dielën në mbrëmje, për një lehtësim të mundshëm të izolimit në vend, i cili pritet të jetë shumë i kufizuar, Eustice u bëri thirrje britanikëve që të respektojnë kufizimet për lëvizjen dhe të qëndrojnë në shtëpi, pavarësisht motit të mirë dhe fundjavave triditore.

Desk
By Desk May 8, 2020 20:40