BM, rekord kalimesh të emigrantëve në La Mansh

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 22:10

BM, rekord kalimesh të emigrantëve në La Mansh

Të paktën 853 emigrantë kaluan La Manshin ilegalisht drejt brigjeve angleze të mërkurën, njoftoi sot Zyra e Brendshme britanike, një rekord i ri që e çon numrin e personave që kanë marrë këtë rrugë në më shumë se 21 000 këtë vit.

Pavarësisht premtimeve të qeverisë britanike për t’i bërë këto kalime “jopraktike”, numri i tyre është rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga fundi i vitit 2018.

Rekordi i fundit ditor ishte gushti i kaluar, me 828 kalime.

Nga ana franceze, nga janari deri në fund të tetorit 2021, prefektura detare regjistroi “1 008 ngjarje të lidhura me përpjekjet ose kalimet në BM nga deti, që përfshinin 24 655 persona, nga të cilët 5 713 të humbur u shpëtuan”.

Shtrëngimi i kushteve të emigracionit është një premtim i madh nga qeveria e Boris Johnson pas Brexit, që kërkon të kufizojë aksesin në azil.

Kalimet e paligjshme janë subjekt i rregullt i tensioneve mes Parisit dhe Londrës, me autoritetet britanike që i konsiderojnë të pamjaftueshme përpjekjet e ndërmarra nga pala franceze për t’i parandaluar ato, pavarësisht pagesës së ndihmës financiare./atsh

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 22:10

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...