BMW do ta sjellë një X7 special gjatë javës që vjen

BMW do ta sjellë një X7 special gjatë javës që vjen

Ky SUV që ishte paralajmëruar që të lansohej para dy muajsh, më në fund është gati të prezantohet

Për më shumë se një vit, Alpina është duke punuar në një BMW X7 të ri, që do të jetë një SUV luksoz i quajtur XB7, transmeton Telegrafi.

Makina ishte parë duke u testuar në pistën e Nurburgringut të Gjermanisë, ndërsa prezantimi i planifikuar për në mars është shtyrë për një muaj dhe pritej të shfaqej në Test Fest.

Duke parë se as ky aktivitet nuk do të zhvillohet, shkaku i situatës me coronavirus, është bërë e ditur se gjatë javës ë vjen, më në fund do të prezantohet kjo makinë speciale.

Alpina i ofron dy versione të kësaj makine, njëri me 3.0 litra që prodhon 523 kuaj fuqi, si dhe tjetrin me 4.4 litra që mund të arrijë deri në 600 kuaj fuqi.

Pasi që X7 M nuk pritet të ketë në të ardhmen, ky X7 bëhet makina më speciale dhe e rëndësishme SUV që BMW e ka në treg.

Më 19 maj, është planifikuar prezantimi nëpërmjet internetit të BMW X7, që pritet të kushtojë rreth 90 mijë euro dhe të jetë rivali rival me Mercedes-Maybach GLS 600.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 14 Maj, 2020 22:55

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.