BMW paraqet serinë e re 3 karavan

BMW paraqet serinë e re 3 karavan

Brezi i ri është më i gjatë në krahasim me paraardhësin, dhe motorizimi përbëhet nga tre motorë dizel dhe tre motorë benzinë.

BMW ka publikuar fotot dhe detajet teknike të serisë së re 3 Touring, pothuajse një vit pas futjes së sedan. Modeli i ri është më i gjatë në krahasim me gjeneratën e nisjes – është 4,709 mm e gjatë, ndërsa gjerësia e automjetit është 1,827 mm dhe lartësia 1,470 mm.

Diferenca mes boshteve është zgjatur për 41 mm, kështu që tani është 2.851 mm, transmeton KosovaPress.

Dimensionet më të mëdha reflektojnë gjithashtu volumin e bagazhit që tani ka 500 litra (5 l më shumë se paraardhësi i tij). Përveç kësaj, gjerësia e bagazhit është 112 mm më e madhe se më parë.

Motorizimi i serisë 3 BMW Touring përbëhet nga tre benzinë dhe tre motorë dizel. Modeli bazë i benzinës është 320i Touring, i pajisur me një motor me 4 cilindra 2.0 me 184 kuaj fuqi.

330i Touring përdor një motor me 4 cilindra 2.0 litërsh dhe fuqia e njësisë së drejtimit është 258 kuaj fuqi.

Në krye të ofertës është BMW M340i xDrive Touring me një benzinë 6 cilindra 3.0 që sigurojnë 374 kuaj fuqi. Për të gjitha versionet e benzinës, fuqia transferohet te rrotat duke përdorur një automatik me 8 shpejtësi.

Dizeli bazik është 318d Touring, me motor 4 cilindra 2.0 litërsh dhe me 150 kuaj fuqi. Pasojnë 320d Touring 2.0 litra me 190 kuaj fuqi, e cila mund të porositet në një variant me katër boshtet.

Motori më i fuqishëm i naftës është 330D xDrive Touring, që paraqet një motor me 6 cilindra 3.0 litra me 265 kuaj fuqi.

BMW prezantoi versionin e parë karavan të “treshes” 32 vjet më parë. Deri tani, në mbi pesë gjenerata të mëparshme janë shitur 1.7 milion Touring Series 3 dhe vetëm në gjeneratën e fundit janë shitur 500.000 automjete, gjë që dëshmon rëndësinë e këtij modeli për kompaninë bavareze.

Modeli i ri do të fillojë shitjen në shtator, kur do të njihet dhe çmimi, dhe do të prodhohet në Munih.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 12, 2019 23:09

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...