BMW tërheq 232000 automjete për shkak të rrezikut nga zjarri

BMW tërheq 232000 automjete për shkak të rrezikut nga zjarri

BMW tërheq 232000 automjete për shkak të një rreziku të mundshëm nga zjarri, deklaroi prodhuesi gjerman i makinave.

Tërheqja filloi që vitin e kaluar. Një zëdhënëse e BMW-së deklaroi se vetëm 113000 makina do të duhej të riktheheshin përsëri në fabrikë. Megjithatë, rreziku i zjarrit është shumë i ulët.

Arsyeja për këtë është një problem në sistemin e riciklimit të gazrave të shkarkuar. Të prekura janë automjetet me motorë me katër cilindra me naftë, nga seritë 1 deri në seritë 7, si dhe modelet SUV X1, X3, X4, X5 dhe X6.

Sipas BMW-së, pronarët e automjeteve të prekur janë duke u kontaktuar./ATSH/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 22 Nëntor, 2019 22:51

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.