Boçvarski: Jemi gati për debat për ligjin për ndërtimet pa leje

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Shkurt, 2022 14:44

Boçvarski: Jemi gati për debat për ligjin për ndërtimet pa leje

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski sot deklaroi se është i gatshëm për debat për ligjin për përcaktimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje kudo dhe në çdo nivel dhe mbi të gjitha me deputetët.

I pyetur për iniciativën e deputetes Maja Moraçanin për një seancë mbikëqyrëse për ligjin për ndërtimet pa leje, Boçvarski tha se ligji është i domosdoshëm për qytetarët. Sipas tij, nëse deputetët janë të gatshëm të votojnë, do të jetë mirë, por nëse refuzojnë të diskutojnë dhe votojnë, atëherë shteti do ta tërheqë atë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Shkurt, 2022 14:44