Bogoevski i LSDM-së ka kërkuar që të anulohet debati për shkarkimin e Gruevskit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 18, 2019 19:34

Bogoevski i LSDM-së ka kërkuar që të anulohet debati për shkarkimin e Gruevskit

Pavle Bogoevski, deputet dhe kryetar i Komisionit kuvendor për punë imunitare të mandatarëve edhe pse njoftoi se ditën e hënë do të mbajë takim për shkarkimin e deputetit Nikolla Gruevskit, atë sot e anuloi.

Ai kërkoi takim të anulohet për disa ditë. Deputetit Nikolla Gruevski, pas gjashtë muaj mungesë pa arsye, i pason shkarkimi.

Sipas Rregullores, afati i fundit për mbajtjen e seancës së komisionit skadon në ditët e para të qershorit.

Deputetët e opozitës OBRM-PDUKM kërkojnë dorëheqjen e Bogoevskit pas shfaqjes së skandalit me furnizimin e tij të supozuar të vajit të kokainës ose kanabisit për qëllime mjekësore.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 18, 2019 19:34