Bogojeski e pranon: Në VMRO-DPMNE gjithçka është e njejtë, vetëm Gruevski mungon

Desk
By Desk May 28, 2019 11:58

Bogojeski e pranon: Në VMRO-DPMNE gjithçka është e njejtë, vetëm Gruevski mungon

Edhe pse në partinë opozitare me kritika po ndjekin ndryshimet që i paralajmëroi Zaev, ata pranojnë se kritikat për fsheshën e Zaevit nuk mund të jenë mjet mbrojtës për mungesën e ndryshimeve në partinë e tyre, shkruan DW.

Anëtarë të partisë opozitare nuk janë të gatshëm publikisht të flasin për mungesë të reformave, por e pranojnë se, për fat të keq, edhe statuti përgatitës partiak nuk ka asnjë “hap përpara”.

Një prej të cilëve haptazi flet për gjendjen brenda partisë është Petar Bogojeski, ish zv.sekretar gjeneral i VMRO-DPMNE-së dhe një nga iniciatorët për reforma në parti. Ai thotë se është herët të jepet vlerësim për “fshesën” e Zaev, por i vie keq që partia e tij nuk tregon kapacitet për reforma.
Bogojeski gjithashtu vlerëson se nuk ka asnjë hap edhe në retorikën e “gruevizmit”, gjë që shpreson të braktiset nga partia e tij.

“Jo vetëm retorikat, politikat, statutin e partisë, vendimet kadrovike, pozitat ndërkombëtare, gjithçka është e njejtë por vetëm Nikolla mungon. Ky është një lloj komoditeti për Zaevin dhe LSDM-në, por jo dhe garancë se nuk do të ndodhin ndryshime më të mëdha në qeveri, nëse nuk kanë sukses këto ndryshime që i filloi Zaev. Nga këtu, ka një lidhje si pasojë mes ndodhive në VMRO-DPMNE dhe LSDM. Shpesh duket sikur është e koordinuar. Këto ndryshime në LSDM janë shansë më e mirë për Zaevin që të fusë konceptin e të ashtuquajtur “të Strumicës”, i cili është superior ndaj VMRO-DPMNE-së gruevistike, nëse realisht të ndryshojë diçka në realizimin e premtimeve të dhëna parazgjedhore. Atë koncept nuk arritëm ta mposhtim më tepër se një dekadë, as në nivel lokal e as shtetëror. Nëse Zaev arrinë atë koncept ta fusë në LSDM dhe të ngelet përfundimisht lider i LSDM-së dhe jo lider me qera sikurse deri tani, atëherë do të jetë e pamundur ne të fitojmë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me “konceptin tonë gruevistik”, sqaron Bogojeski.

Desk
By Desk May 28, 2019 11:58