Boksieri shqiptar kualifikohet në gjysmëfinalen e boksit në Serbi

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 23:40

Boksieri shqiptar kualifikohet në gjysmëfinalen e boksit në Serbi

T&S

Boksieri shqiptar Alban Beqiri ka bërë një tjetër paraqitje fenomenale në Kampionatin Botëror të Boksit që po mbahet në Serbi.

Ai ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale.

Në ndeshjet e mbÿllur para pak minutash, Beqiri mposhti në çerekfinale jordanezin Zejad Eashash në duelin e peshave 67-71 kg.

Me një boksim të shkëlqyer dhe me një teknikë të jashtëzakonshme si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, Beqiri triumfoi me rezultatin 4-1.

Tashmë minimalisht boksieri kuqezi ka siguruar medaljen e bronzit, që është një rezultat historik për Shqipërinë.
Kjo ishte fitorja e katërt e Alban Beqirit në Botërorin që po mbahet në Beograd, e ku boksierët e Kosovës nuk u lejuan të marrin pjesë. /Telegrafi/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 23:40