“Bomba” të reja, bisedë Mickoski-Kiçeec

“Bomba” të reja, bisedë Mickoski-Kiçeec

Bombë e re nga kompleti i bisedave të përgjuara mes Zoran Milevski Kiçeec i dënuar në rastin “Reket” dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski. Incizimi prej 23 sekondave është publikuar në kanalin Youtube. Të dytë bisedojnë për protestën e opozitës që u mbajt para qeverisë më 2 qershor dy vjet më parë. Një pjesë e autobusëve që kanë transportuar qytetarët nga qytetet tjera i ka paguar Sasho Mijallkovi i cili pas disa muajve nga protesta ishte përjashtuar nga partia.

“Sasho asnjëherë nuk ka ardhur në parti, i thyer nga derti. Sasho dha dy herë nga 5 mijë euro për autobusët për 2 qershor. Janë donacion nga Sasho”- thotë Hristijan Mickovski, kryetarë i VMRO-DPMNE-së.

Kjo është ndihma e dytë për arkën e partisë VMRO DPMNE, për të cilën flet Mickoski në “bomba”. Në incizimet e mëhershme u publikua se ndihmë ka pasur edhe nga biznesmeni Orce Kamçev. Si kthim, opozita do ta kundërshtojë ligjin e ri për prokurori, me çka hetimi në rastin “Perandoria” kundër Kamçevit do të vazhdonte të zhvillohet. Nga VMRO DPMNE sot shkurt u përgjigjën për donacionin e Mijallkovit.

“Për informacione më të hollësishme të drejtoheni tek partneri afarist i Zoran dhe Vice Zaev, Sasho Mijallkovi”- deklaroi Naum Stoillkovski- VMRO DPMNE

Paralelisht me “bombën” e re për Mickoskin, sot u publikuan dy incizime të reja edhe për kreun e LSDM-së Zoran Zaev ku flet për koalicionin para katër viteve, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Paraprakisht u publikuan edhe incizime në të cilat dëgjohen zërat e Zoki Kiçeec dhe biznesmenit kontrovers malazez, për të cilat opozita pohon se janë dëshmi se Zaev ka marrë 300 mijë euro për referendumin.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Qershor, 2020 19:35

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.