“BONBON” MBËRRIN 600 MILIONË KLIKIME

“BONBON” MBËRRIN 600 MILIONË KLIKIME

“Bonbon” ishte kënga që e bëri të njohur Era Istrefin gjithandej botës, e suksesi i saj vazhdon sot e kësaj dite.

Kënga që u publikua para 2 vitesh,  ka mbërritur shifrën e 600 milionë klikimeve në YouTube, shifër kjo rekorde për këngë në gjuhën shqipe, shkruan rtv21.tv.

Suksesi i këngës “Bonbon” bëri që Era të bëhet emër i njohur edhe në skenën ndërkombëtare, e kjo solli edhe performancën e saj në Kupën e Botës, pasi ishte ftuar që të jetë pjesë e këngës zyrtare të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

Të premtën Era do ta publikojë këngën e saj të re të titulluar “Oh God” në bashkëpunim me artistin nga Xhamajka, Konshens. Kujtojmë që kënga më e klikuar në YouTube nga një artist me prejardhje kosovare, është kënga “New Rules” e Dua Lipës që ka mbledhur më shumë se 1.3 miliardë klikime

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 24 Korrik, 2018 09:10

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.